Kthehu pas
27.01.2022

Takimi i KPMM-së me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Komunikatë

Prishtinë – 25 janar 2022

Takimi i KPMM-së me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit  Hapësinor dhe Infrastrukturës

Zyrtarët e lartë të KPMM-së, znj. Selvete Grajçevci – Pllana, Kryesuese e Bordit dhe z. Jahir Gashi anëtari i Bordit, janë takuar me zëvendësministren e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë Znj. Linda Çavdarbasha

Znj. Selvete Grajçevci – Pllana falënderoi zëvendësministren e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë Znj. Linda Çavdarbasha për takimin, si rezultat i mbështetjes institucionale që punët në sektorin e minierave me fokus të veçanta mbrojtjen e mjedisit, zhvillim e proceduarave për licenca dhe leje të janë në nivelin e pranuar dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në vazhdim të takimit palët shpalosen brengat dhe shqetësimet që janë duke u ballafaquar këto dy institucione dhe në parim u vendosen që shqyrtimi i aplikacioneve për licenca dhe leje në kuadër te plotësimit të dokumentacioneve siç janë pëlqimet dhe lejet mjedisore të janë në prioritet të lartë pasi që KPMM-ja që një kohë të gjatë ka qenë pa Bord dhe se aplikacionet janë të shumta që presin të shqyrtohen. Ne takim u diskutuan edhe shume çështje tjera me rëndësi dhe të dy palët u pajtuan se një memorandum- bashkëpunimi në mes të KPMM-së dhe MMPHI-së do të jetë në të mirë të dy institucioneve dhe i domosdoshëm për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Në vazhdim të takimit, palët saktësuan edhe përpilimin e komisioneve të përbashkëta në fushën e rikultivimit të minierave për licenca të skaduara, koordinimi dhe mbështeta e stafit profesional nga MMPHI për hartimin e akteve nënligjore te cilat lidhet direkt me inspektime ndërinstitucionale ne përputhje edhe me Ligjin për Miniera dhe Minerale.

Në fund të takimit të dy institucionet shprehen gatishmërinë për vazhdimin e takimeve të radhës me qellim të arritjes së objektivave për një zhvillim të qëndrueshëm në sektorin e minierave ku bashkëpunimi reciprok është në dobi të mjedisit dhe vetë ndërmarrjeve minerare.