Me datën 12.12.2016, në një takim “ad-hock” në KPMM, ishte delegacioni nga Shqipëria në përbërje, zv. Ministri i Energjisë dhe Industrisë ztr. Gëzim Musabelliu, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë ztr. Qemajl Minxhozi shoqëruar nga zv. Ministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik znj. Besa Zogaj-Gashi nga Republika e Kosovës, dhe Kryeshefi i SHGJK ztr. Fidaim Sahiti.
Delegacioni është pritur nga Kryesuesi i Bordit ztr. Musa Shabani, anëtarët e Bordit Avdi Konjuhi, Kemajl Zeqiri, Festim Kutllovci, si dhe Drejtori Ekzekutiv Ramiz Krasniqi.
Në kuadër të bashkëveprimit të vazhdueshëm institucional ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, për forcimin e zhvillimit reciprok ekonomik me theks të veçantë në zhvillimin e sektorit minerar.
Pas fjalës hyrëse të ztr. Shabani për rolin e KPMM-së në zhvillimin e sektorit minerar në vend, u zhvillua diskutim i hapur dhe shumë miqësor, rreth rëndësisë së bashkëpunimit në mes dy institucioneve, përkatësisht vendeve, sidomos sa i përket zonave mineralmbajtëse në zonat kufitare Kosovë-Shqipëri dhe organizimin e një konference të përbashkët në mes dy shteteve në sektorin minerar.
Nga ana e tij, ztr. Gëzim Musabeliu zv. Ministër i Energjisë dhe Industrisë ka njoftuar Bordin e KPMM-së lidhur me rolin e këtij institucioni që ka për Republikën e Shqipërisë dhe ka kërkuar takime më të shpeshta të ekipeve profesionale në mes dy institucioneve.
Në fund të takimit ztr. Shabani i falënderoi të pranishmit për gatishmërinë dhe vazhdimet me takime më të shpeshta të ekipeve profesionale në mes të dy institucioneve.