Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale është institucion i pavarur i cili në përgjegjësinë e saj ka zbatimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale, Ligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare si dhe Strategjinë Minerare 2012-2025 të Republikës së Kosovës dhe i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës. Përveç zbatimit të legjislacionit minerar, KPMM është e përkushtuar dhe në zbatimin e politikave qeveritare që ndërlidhen me sektorin e minierave, të cilat janë dokumente që krijojnë mundësi reale për zhvillimin e biznesit, shfrytëzimin racional të resurseve minerare, sigurinë dhe shëndetit në punë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Përkundër përpjekjeve për zhvillimin e sektorit minerarë ende ka sfida që duhet eliminuar përmes bashkëveprimit ndërinstitucional, sidomos eliminimin e kolizioneve ligjore, zvogëlimin e burokracisë, rritjen e transparencës , llogaridhënies etj.
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale më 21 shkurt, 2019 mbajti takim informues me ndërmarrjet në sektorin minerarë.
KPMM-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencinë e Pyjeve të Kosovës dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal-Asociacioni i Komunave organizoi punëtorinë e radhës e cila kishte për detyrë prezantimin e “Udhëzuesit për miradministrim të aktiviteteve minerare dhe mjedisore”.
Takimin e dytë informues me ndërmarrjet e orientuara në sektorin minerarë KPMM-ja e organizoi më 13 dhjetor 2019.
KPMM-ja aktualisht menaxhon me 665 subjekte minerare nga të cilat 180 janë Licenca të Hulumtimit, 199 Licenca të Shfrytëzimit dhe 286 Leje për Aktivitete të Veçanta .
Gjatë vitit 2019 janë lëshuar gjithsej 255 licenca dhe leje, nga këto 85 Licenca të Hulumtimit, 52 Licenca të Shfrytëzimit si dhe 118 Leje për Aktivitete të Veçanta.
1. Sipas komoditeteve Licenca për Hulumtim
K-2 guri i fortë | 55 |
K-3 rërë dhe zhavorr | 6 |
Material industrial | 9 |
Mineralet metalike | 15 |
Totali | 85 |
2. Sipas komoditeteve Licenca për Shfrytëzim
K-2 guri i fortë 32 | 32 |
K-3 rërë dhe zhavorr 12 | 12 |
Material industrial 2 | 2 |
Thëngjilli & bitumen 2 | 2 |
Mineralet metalike 4 | 4 |
Totali | 52 |
3. Sipas llojit Leje për Aktivitete të Veçanta
Baza e asfaltit | 5 |
Baza e betonit | 54 |
Fabrikë sortuese | 5 |
Sortues – Seperacion | 24 |
Totali | 118 |
Licenca të mbyllura për shkak të humbjes së kritereve sipas Ligjit për Miniera dhe Miniera janë 8 Licenca të Hulumtimit dhe 13 Licenca të Shfrytëzimit.
Gjatë vitit 2019 janë shqyrtuar edhe aplikacionet për mbylljen e licencave pas skadimit të afatit të shfrytëzimit. Numri i licencave të mbyllura sipas Ligjit për Miniera dhe Miniera janë 9 ndërmarrje prej tyre 5 i kanë raportet negative ndërsa 4 i kanë raportet pozitive.
Numri i licencave që i kanë vazhduar licencat ose garancionet është 13.
Inspektimet në terren
Gjatë vitit 2019, Inspektorati i KPMM-se në aksionin për zbatimin e Planit Operativ për parandalimin dhe ndalimin e operimeve ilegale, së bashku me Policinë e Kosovës, Inspektoratin e Mjedisit, Inspektoratin e Pylltarisë si dhe Inspektoratet Komunale. Pas përfundimit të këtij aksioni në 194 vende të operimeve ilegale janë vendosur shiritat për ndalimin e punës prej të cilave janë 99 seperacione, 16 shfrytëzim,78 baza betoni dhe asfalti si dhe një fabrikë përpunimi.
Inspektorati ka realizuar sipas natyrës së inspektimeve këto inspektime në terren:
• Kërkesat për minime masive gjithsej 605
• Lejet për minime masive gjithsej 536
• Numri i përgjithshëm i inspektimeve të përbashkëta sipas planit operativ gjithsej 505
• Ndërmarrjet me urdhër për ndalim të veprimtarisë minerare gjithsej 194
• Aplikacionet e pranuara në KPMM të ndërmarrjeve pas vizitave gjatë planit operativ gjithsej 58
• Raporte të operimit të jashtëligjshëm pas ri inspektimit gjithsej 27.
• Raporte të operimit të jashtëligjshëm për vitin 2019 gjithsej 49.
• Sekuestrime të ksmionëve me lignit gjithsej 13.
• Inspektimet ditore gjithsej 488.
• Inspektimet e rregullta vjetore gjithsej 20.
Gjatë vitit 2019 janë evidentuar lëndimet sipas tabelës në vijim:
Lëndimet për vitin 2019 | Minierat Nëntokësore “Trepça” | KEK | New CO Ferronickeli | Sharr Cem | Licencat e shfrytëzimit dhe LAV |
Lëndime me fatalitet | 0 | 0 | 0 | 0 | 3 |
Lëndim kolektiv | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Lëndim i rëndë | 5 | 0 | 0 | 0 | 1 |
Lëndim i lehtë | 6 | 0 | 0 | 0 | 0 |
KPMM-ja gjatë vitit 2019 ka përcjellë në prokurori 47 kallëzime penale kundër operuesve ilegal në sektorin e minierave, 54 gjoba administrative për operime ilegale dhe 109 propozime për përmbarim. Ndërsa gjatë vitit 2019 janë pranuar 53 ankesa prej të cilave 41 janë shqyrtuar ndërsa 12 janë në procedurë.
Të hyrat për vitin 2019
Që nga fillimi i punës së vetë si agjenci e pavarur, KPMM-ja nga viti në vit ka shënuar progres në rritjen e të hyrave nga renta minerare, kjo si një indikator që tregon rritjen e investimeve në sektorin minerar. Nga 31,170,000 € sa kanë qenë të planifikuara të hyra për vitin 2019, janë inkasuar 30,254,452.76 € (apo shprehur në përqindje 97.06%).
Objektivat 2020
KPMM, parasheh që të rris efikasitetin dhe efektivitetin e detyrave dhe përgjegjësive të veta duke vazhduar përmes ngritjes së sistemit të kontrollit të brendshëm dhe të qeverisjes në përgjithësi dhe objektivave të caktuara në veçanti:
– Implementimi i Legjislacionit minerar, politikave dhe strategjisë minerare
– Licencimi i ndërmarrjeve minerare në harmoni me LMM, planin për menaxhimin e resurseve minerale, strategjinë minerare dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve minerale
– Monitorimi , inspektimi si dhe zbatimi i të gjitha Ligjeve që ndërlidhen me sektorin minerarë nga ana e ndërmarrjeve të licencuara, si dhe zbatimi i Planit të veprimit për parandalimin dhe ndalimin e operuesve të jashtëligjshëm
– Tërheqja e Investitorëve përmes promovimeve të potencialit minerarë që ka dhe ofron Kosova
– Ngritja e nivelit të transparencës, komunikimit dhe avancimi i sistemit të teknologjisë informative për të mundësuar punë më efikase në KPMM dhe ofrim të shërbimeve për investitorët, kompanitë dhe qytetarët.
– Parandalimi dhe ndalimi i ekonomisë joformale në fushën e Minierave.
Sfidat në të ardhmen
Duke marr parasysh të drejtat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me LMM-në dhe rregullat tjera në përgjithësi, në njërën anë ndërmarrjen e aktiviteteve për zbatimin e tyre në praktikë dhe konceptet mbi trendet zhvillimore për këtë fushë, mund të konsiderojmë si sfidë të veçantë për institucionet e RKS-së dhe gjithsesi sfidë për vet KPMM-në.
Si sfida për arritjen e objektivave të parapara në të ardhmen, ne mund të veçojmë:
– Miratimi i Ligjit për Miniera dhe Minerale (me ndryshime) do të krijoj siguri dhe lehtësime për kompanitë e interesuara për investime në sektorin minerarë në Republikën e Kosovës.
– Parandalimi i ekonomisë joformale (parandalimi dhe ndalimi i aktiviteteve minerare të jashtëligjshme, operimeve ilegale) si dhe sekuestrimi i mjeteve dhe lëndëve minerale të tyre.
– Ngritja e kualitetit dhe sigurisë në punë në operimet minerare. Edhe pse funksionimi i sektorit minerar në Kosovë shoqërohet me siguri të mirë, prapë se prapë për Inspektoratin e Minierave mbetet sfidë që në bashkëpunim me institucionet relevante të përvetësojë dhe zbatoj standardet teknike dhe të sigurisë që zbatohen në vendet e BE-së.
– Mostrajtimi në kohë i lëndëve të paraqitura në gjykata. Sanksionet Penale të shqiptuara nga Gjykatat nuk po e arrijnë efektin e parandalimit të operimeve të jashtëligjshme.
– Hartimin dhe aprovimin e akteve nënligjore të nevojshme dhe domosdoshme për implementimin e LMM-ës.
– Implementimi i vazhdueshëm i aktiviteteve që rrjedhin nga zbatimi i Strategjisë minerare dhe Planit për Menaxhimin e Resurseve Minerale.
– Implementimi i vazhdueshëm i aktiviteteve që rrjedhin nga zbatimi i politikave minerare.
Me respekt
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
Tel: +383 (0) 38 240 252
Fax: +383 (0) 38245 844
E-mail: icmm@kosovo-mining.org
Web: www.kosovo-mining.org
Adresa: Armend Daci Nr.1
Prishtinë, Republika e Kosovës