Kthehu pas
13.10.2022

Konferenca Ndërkombëtare Shqipëri – Kosovë (16.11.2022-17.11.2022)

 

SFIDAT DHE RISIT E SEKTORIT MINERAR NË KONTEKSTIN NDËRKOMBËTAR

(16.11.2022-17.11.2022)

FTESË

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale  dhe institucionet  tjera nga Kosova dhe Shqipëria ftojnë ndërmarrjet minerare, institucionet minerare por edhe ato akademike nga mbarë bota për të marrë pjesë në Konferencën e organizuar si në vijim: “RISITË DHE SFIDAT E SEKTORIT MINERAR NË KONTEKSTIN NDËRKOMBËTAR”.

Qëllimi:           Prezantimi aktual i industrisë minerare në vend. Sikurse: hulumtimi, shfrytëzimi, përpunimi i resurseve minerale në Kosovë dhe Shqipëri. Pastaj legjislacioni, politikat minerare dhe mundësitë për zhvillim në të ardhmen.  Investimet minerare sfida apo mundësi?! Në këtë pikë u krijohet mundësi për paraqitjen e ideve përmes prezantimeve. Po ashtu përmes prezantimeve mund të shfaqen vlerësime apo idetë për rrjedhat aktuale minerare në nivel global, regjional dhe lokal, me theks të veçantë investimet në sektorin minerar të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kohëzgjatja : 2 ditë (16.11.2022-17.11.2022)

Dita e dytë: Vizitë në minierat e Kosovës

Vendi: Prishtinë lokacioni EMERALD  Hotel

 

Gjuha e konferencës: Gjuha Shqipe, Gjuha Angleze

Afatet:                        Dorëzimi i punimeve: deri më 30.10.2022

Konfirmimi për pjesëmarrje: deri më 10.11.2022

Hapat për regjistrim:

  1. Punimet shkencore-kumtesat do punohen në formën standarde të përcaktuar nga KPMM-ja dhe në këto drejtime:
  • Gjeologji,
  • Miniera dhe përpunim resurseve dhe
  • Në fushën e legjislacionit minerar.
  1. Dërgimi i punimeve dhe konfirmimi për pjesëmarrje në adresën

konferenca.minerare@kosovo-mining.org

  1. Punimi i juaj do te vlerësohet nga një komision recensues i krijuar enkas për ketë konference i cili do ju kthej përgjigje me konfirmim (pranuar, shqyrtuar dhe aprovuar)
  1. Prisni për letrën e konfirmimit të pranimit.

Pjesëmarrja në këtë konferencë nuk parashikon kuotë regjistrimi.