Kthehu pas
19.08.2016

Vizita e Komisionit Parlametar në KPMM

Komunikatë për media, nr. 05/2016
Prishtinë: Korrik, 2016

Me datën 19.08.2016,  Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në përbërje z. Muhamet Mustafa – kryetar i komisionit, znj. Sala Berisha – Shala – anëtare e komisionit dhe njëherit kryetare e komisionit per monitorimin e zbatimit te legjislacionit per miniera dhe minerale,  zhvilluan një vizitë pune ne Komisionin  e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM-në).

Fillimisht, z. Musa Shabani – kryesues i Bordit te KPMM-se,  njoftoi  delegacionin lidhur me zhvillimet ne industrinë minerare brenda vendit. Ne vazhdim, z. Shabani duke folur per zhvillimet pozitive ne këtë industri, dhe progresin e arritur, theksoi se deri me tani nga renta minerare janë inkasuar diku rreth 22 milion euro apo 7.5 % me shume se sa ne periudhën e njëjtë te vitit te kaluar, edhe per kundër sfidave qe u shfaqen ne fazat operuese te Ferro nikelit.

Tutje z. Shabani ceku se përveç progresit ne rritje, KPMM vazhdon te ballafaqohet edhe me sfidat te ndryshme si qe është mungesa e objektit pastaj veprimtarit minerare ilegale ku theksoi se ka pasur progres ne drejtim te parandalimit dhe ndalimi te këtyre operuesve, por qe situata ne kete fushe kërkon ende angazhim te përbashkët ndërinstitucional. Ne këtë drejtim, KPMM ne vazhdimësi po bene përpjekjeje per rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional si me policin, prokurorin e shtetit dhe inspektoratet komunale, por ne te njëjtën kohe përmes planit te veprimit per parandalimin dhe ndalimin e operimeve ilegale ka kërkuar edhe mbështetje nga Qeveria e Republikës se Kosovës.

Ne vazhdim z. Muhamet Mustafa – kryetar i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri; theksoi se KPMM është një institucion shume i rëndësishëm per vendin, respektivisht per zhvillimin ekonomik te vendit, duke theksuar se komisioni qe ai drejton është mjafte i kënaqur me punën dhe progresin e vazhdueshëm qe po behet ne KPMM. Ne vazhdim, z. Mustafa theksoi se KPMM, me seriozitet te larte ka adresuar edhe rekomandimet e komisionit dhe ne këtë drejtim ka mbështetjen e plote te këtij komisioni per te vazhduar me pune dhe progresin dhe komisioni do te jetë ne përkrahje te Bordit te KPMM per tejkalimin e sfidave dhe rritjen e mëtutjeshme te përforcues.

Po ashtu edhe znj. Sala Berisha – Shala, foli per rendësin e KPMM-se, dhe per progresin e vazhdueshëm qe po arrihet ne ketë institucion, duke theksuar pjesëmarrjen e  përbashkët ne Konferencën e PDAC- Kanada, ku ne saje te prezantimit nga ana Bordit te KPMM-se, u arrit qe te jemi pjese edhe e Forumit te NATO-a per Zhvillim Ekonomik. Po ashtu, znj. Berisha – Shala foli edhe mbi rendësin e plotësim ndryshimit te Ligjit per Miniera dhe Minerale për ta bere atë sa me atraktiv per investitor.

Ne vazhdim, vazhduan diskutimet per çështje te rëndësishme per industrinë minerare, me vlerësime te përbashkëta për rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.