Kthehu pas
28.02.2022

Takimi i KPMM-së me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca

Komunikatë

Prishtinë – 21 Shkurt 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, ka pritur sot Zyrtarët e lartë të KPMM-së, znj. Selvete Grajcevci – Pllana, Kryesuese e Bordit si dhe  anëtarët të tjerë të Bordit, në zyrën e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë takimit, Bordi i KPMM-së, para kryetarit të Kuvendit të R. Kosovës, z. Konjufca prezantuan të arriturat dhe sfidat që po ballafaqohet KPMM-ja si dhe fushëveprimi i ndërmarrjeve të cilat veprojnë në këtë sektor.

Fokusi më i veçantë i takimit ishte mënyra e hartimit të legjislacionit i cili takon fushën e sektorit minerar dhe që kanë mospërputhshmëri ligjore në mes veti.

Pasi që takimi ishte shumë konstruktiv, u diskutuan edhe shumë tema tjera me qëllim të përmirësimit të mjedisit dhe parandalimit të aktiviteteve të jashtëligjshme minerare. U diskutua dhe për preokupimet që ka ky institucion, në rast se ne nuk hyjmë në kategorizim të nivelimit të pagave në nivelin e kategorisë si “titull dhe pozitë”, duke u mbështetur me faktin se jemi një institucion që sjellim të hyra të larta buxhetore, në krahasim me numrin shumë të vogël të stafit.

Pjesëmarrësit nga KPMM-ja, gjatë  takimit i bënë një ftesë  Kryetrarit z. Konjufca  që të vizitoj edhe KPMM-në, me të cilën Kryetari i Kuvendit te R. Kosovës  u pajtua që një të ardhme të afërt të do të bëjë një vizitë në KPMM .