Kthehu pas
17.06.2019

Takimi me investitorë Korean

Prishtinë, 17 qershor 2019

Bordi i KPMM-së i udhëhequr nga Kryesuesi i Bordit, z. Musa Shabani, së bashku me Kryeinspektorin e Minierave dhe Kryesuesin e Departamentit të Gjeologjisë u takuan në KPMM me Konsullin e Ambasadës së Koresë së Jugut, z. James Chung, dhe investitorin korean, z. Kwak Yeol-hyo. Qëllimi i këtij takimi ishte investimi nga investitorët korean në mineralet energjetike dhe metalore. Zyrtarët e lartë të KPMM-së njoftuan të pranishmit për resurset minerale dhe strukturën ligjore të sektorit minerar në Republikën e Kosovës si dhe ofruan mbështetjen e tyre sipas Ligjit në fuqi të Minierave dhe Mineraleve. Kryesuesi i Departamentit të Gjeologjisë bëri një prezantim për resurset minerale që ka Republika e Kosovës. Të dyja palët u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.