Kthehu pas
13.02.2018

TAKIM ME NDËRRMARRJET MINERARE

08.02.2017

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale në kuadër të kompetencave që i ka sot me dt. 08.02.2018 ka organizuar takimin e dytë informues pas atij te mbajtur me 04.12.2017 në lidhje me Ligjin për Miniera dhe Minerale, Udhëzimet Administrative, Rregulloret dhe aktet tjera nënligjore që i rregullojnë aktivitetet minerare në Republikën e Kosovës, me qëllim te bashkë koordinimit për ngritjen e performancës së sektorit minerar, forcimin e ndërmarrjeve minerare, rritjen e prodhimit, kujdesit social e mjedisor dhe shtimit të të hyrave për shtetin dhe qytetarët.

Pjesëmarrës në këtë takim nga KPMM ishin anëtari i Bordit të KPMM-së z. Festim Kutllovci, Drejtori z. Ramiz Krasniqi, Kryeinspektori z.Fatmir Gërguri, si dhe prezantuesit z. Jahir Gashi, Axhif Axhami, Sali Mulaj dhe Selvije Kadriu.

Qëllimi i mbajtjes së takimit ishte informimi i ndërmarrjeve të licencuara nga KPMM me mënyrën, format dhe procedurën e raportimeve në KPMM.

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM është agjencion i pavarur i përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. KPMM rregullon aktivitetet minerare në Kosovë në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr.04/L-158, me aktet nënligjore të nxjerra në përputhje me këtë ligj dhe Strategjinë Minerare. KPMM vepron në interes të publikut dhe i ushtron në mënyrë të pavarur kompetencat dhe funksionet të cilat i janë dhënë sipas LMM-së.

Ligji për Minierat dhe Mineralet përveç te drejtave që ju jep ndërmarrjeve për operim parasheh edhe detyrime. Detyrimet qe parashihen me LMM janë edhe raportimet për Licenca Shfrytëzimi dhe leje për aktivitetet e veçanta.

Raportet tre mujore:

Ligji për Minierat dhe Mineralet neni 34 paragrafi 4.1 parasheh që ndërmarrjet që posedojnë Licence Shfrytëzimi duhet që brenda tridhjetë (30) ditëve nga përfundimi i çdo tre mujori, të dorëzojnë një raport te vëllimit te mineraleve te prodhuara, dhe një deklaratë që tregon shumën e rentës minerare të paguar për atë tre mujor.

Raportet vjetore:

Ligji për Minierat dhe Mineralet neni 34 paragrafi 4.2 parasheh që ndërmarrjet që posedojnë Licencë Shfrytëzimi duhet që brenda 60 ditëve nga përfundimit i çdo viti kalendarik, të dorëzoj:

  • një raport vjetor për vitin përkatës kalendarik që siguron: një përmbledhje të të gjitha rezultateve të aktiviteteve të shfrytëzimit; detaje të sakta për tonazhin, vëllimin, përbërjen, shkallën dhe vlerën e mineraleve të prodhuara etj.
  • deklaratat e audituara për atë vit kalendarik mbi shpenzimet;
  • një deklaratë të audituar që tregon shumën e rentës minerare që duhet paguar për vitin paraprak kalendarik,
  • një raport të audituar financiar që tregon përfitimet dhe humbjet si dhe gjendjen financiare të bartësit të Licencës në fund të atij viti kalendarik,

Raportimet janë obligime ligjore të parapara me ligj. Në rastet kur ndërmarrjet nuk i kryejnë raportimet me kohë atëherë në pajtim me Udhëzimin Administrativ (KPMM NR. 02/2012) shqipton Dënimet Administrative dhe Dënimet Mandatorë.

KPMM me qëllim të vetëdijesimit, ofrimit të mundësive dhe zvogëlimit të dënimeve në këtë mënyrë ofron ndihmesë për ndërmarrjet. Ka nxjerr vendim me nr. 1554 dt. 20.04.2017 që ndërmarrjeve të ju jepet edhe një afat shtesë, duke ju dërguar së pari njoftime për mos raportime e pastaj Aktvendim për Pezullim dhe Gjobë Administrative.

Në këtë takim ndërmarrjet u njoftuan për format e raportimit dhe obligimet që burojnë nga LMM.

Ndërmarrjet shfaqen interesim të lartë për pjesëmarrje në këtë takim dhe po ashtu e vlerësuan lartë këtë takim informues dhe gatishmërinë e KPMM-së që të rris bashkëpunimin me ndërmarrjet.

Ky takim u mbajt në sallën e madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike (ish ndërtesa e Rilindjes) në Prishtinë në prezencën e mediave.