Komunikatë
Prishtinë – 01 prill 2022
Takimi i zhvilluar sot, kishte karakter informues mbi gjendjen e tanishme të Minierave të “Trepçës” Sh.A.
Kryetarja e bordit të KPMM-së, znj. Selvete Grajqevci- Pllana, fillimisht i uroi mirëseardhje përfaqësuesve të Bordit të ndërmarrjes “Trepça” Sh.A., Z. Bahri Hyseni, Kryesuesit të Bordit, si dhe anëtarëve të tjerë, z. Muharrem Peci, z. Xhevdet Tahiri, si dhe z. Bujar Bilalli. Në pika të shkurta, kryesuesja e Bordit bëri një përshkrim të aktiviteteve të cilat është duke i ndërmarr Bordi dhe stafi i KPMM-së, më synim që në mënyrë sa më profesionale ti shqyrtoi të gjitha kërkesat për Licencim, apo për Leje të aktiviteteve të veçanta. Një përshkrim i shkurtë ju bë dhe aktivitetet që ndërmarr Inspektorati i KPMM-së, më qëllim të inspektimit dhe të monitorimit të të gjitha ndërmarrjeve të Licencuara nga KPMM-ja. Znj. Pllana, po ashtu theksoi dhe sfidat më të cilat po përballet bordi i KPMM-së, duke pas parasysh grumbullimin e shumë lëndëve, si pasojë e mungesës së bordit për rreth një viti e gjysmë.
Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe lidhur me borxhet që ndërmarrja “Trepça” Sh.A. i ka ndaj KPMM-së.
Kryetari i bordit të ndërmarrjës “Trepça” Sh.A., z. Bahri Hyseni prezantoj gjendjen e tanishme të Minierave të ndërmarrjes, si dhe vështirësitë me të cilat janë duke u përballur. Sipas z.Hyseni, bordi i ri, pas marrjes së detyrës ka për synim ngritjen efikasitetit të shfrytëzimit, hulumtimin, modernizimit e minierave, ngritjen e kapaciteteve përpunuese etj.
Përpos veprimeve që duhet të ndërmarr bordi për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në miniere, z. Hyseni theksoi se duhet një bashkëpunim i ngushtë me KPMM-në e cila administron të gjitha lejet dhe licencat për shfrytëzimin minerar, përfshirë edhe Shoqëritë Aksionare, siç edhe është “Trepça”.