Kthehu pas
18.11.2019

PUNËTORI / WORKSHOP

Prishtinë – 15 Nëntor 2019

 

UDHËZUESI PËR MIRADMINISTRIM TË AKTIVITETEVE MINERARE DHE MJEDISORE

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencinë e Pyjeve të Kosovës dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal-Asociacioni i Komunave organizoi punëtorinë e radhës e cila kishte për detyrë prezantimin e “Udhëzuesit për miradministrim të aktiviteteve minerare dhe mjedisore”.
Në fjalën hyrëse Drejtori i KPMM-së Z. Ramiz Krasniqi foli për rëndësinë e këtij takimi (Punëtorie) në ndikimin e parandalimit të veprimeve ilegale e sidomos në parandalimin e degradimit të ambientit. Ai falënderoi pjesëmarrësit MMPH-në, Agjencinë e Pyjeve të Kosovës si dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal e në veçanti DHKR-në si dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës .
Në fjalën e rastit Z. Avdi Konjuhi –anëtar i Bordit të KPMM-së pas falënderimit për pjesëmarrësit u shpreh se KPMM-ja është përcaktuar nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ushtron në mënyrë të pavarur detyrat dhe përgjegjësitë drejt zhvillimit të qëndrueshëm të resurseve minerale, në raport miqësor me mjedisin dhe në funksion të zhvillimit ekonomik e mirëqenies sociale, gjithnjë të bazuar në legjilsacionin në fuqi për këtë sektor. Si i tillë, KPMM renditet si njëri ndër kontributdhënësit më të mëdhenj në mbushjen e arkës shtetërore. Ndër të tjera ai u shpreh se KPMM-ja sfidën më të madhe e ka luftimin e operatorëve ilegal. “Megjithatë, sot, me plot përgjegjësi mund të themi se sukseset në këtë drejtim, po shtohen në vazhdimësi” u shpreh ai.
Në fjalën e rastit të Z. Besim Zogaj- Drejtor i APK-së u tha se “Bashkëpunimi me KPMM-në ishte pak më i mirë se sa me agjencionet tjera”.
“Kompetencë për ndalimin e operuesit ilegal kanë të gjithë, deri te qytetari” u shpreh ndër të tjera Z. Azem Rexhaj – anëtar i Bordit të KPMM-së.
Z. Jahir Gashi në prazantimin e Udhëzuesit foli për iniciativën e parë të bashkëpunimit në vitin 2015 me Ministrinë e Drejtësisë,MZHE-në, Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekeustruar dhe Konfiskuar dhe ndikimin në parandalimin e operuesve ilegal. Ndër të tjera Z. Gashi foli për qëllimin e këtij Udhëzuesi si dhe përgjegjësitë e KPMM-së MMPH-së, APK-së, Komunave dhe Policisë ndaj resurseve minerare, konkurrencës ndaj të licencuarve, përgjejgësinë e ndaj degradimit të ambientit, ndaj dëmtimit të pronave si dhe monitorimin dhe parandalimin e operatorëve të jashtëligjshëm.
Ndër shqetësimet e përfaqësuesve të komunave ishte edhe numri i vogël (i pamjaftueshëm) i inspektorëve.
Më në fund u konkludua se ky Udhëzues do të ndihmoj në miradministrimin e legjislacionit të Republikës së Kosovës ndaj aktiviteteve minerare në funksion të ruajtjes së ambientit.