Prishtinë – Nëntor 2018
Konferencë ndërkombëtare PODEKS-POVEKS, Maqedoni
Pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare PODEKS-POVEKS 2018 e cila i zhvilloi punimet në Maqedoni ishte edhe delegacioni nga KPMM-ja në përbërje të Musa Shabani-Kryesues i Bordit, Avdi Konjuhi-anëtar i Bordit dhe Kemajl Zeqiri-anëtar i Bordit.
Në sesionin e punimeve, delegacioni prezantoi punimin profesional- shkencor me titullin: “FOSTER OF MINING WASTE RECYCLING AND 3R PRINCIPELS IN MINING INDUSTRY” (NXITJA E RICIKLIMIT TË MBETURINAVE DHE PARIMET 3R NË INDUSTRINË MINERARE).
Përveç pjesëmarrjes dhe prezantimit në Konferencë delegacioni i KPMM-së, ka realizuar disa takime me përfaqësuesit institucional të regjionit dhe më gjerë, ku u shqyrtuan mundësit e bashkëpunimit reciprok me qëllim të avancimit dhe rritjes së bashkëpunimit në të gjitha sferat e sektorit minerarë. Takime delegacioni zhvilloi me përfaqësuesit nga Sllovenia , Kroacia , Bullgaria dhe Maqedonia.