Prishtinë – 05 Tetor 2018
Drejtori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Kryeinspektori dhe disa nga Inspektorët pritën në takim Kompaninë Sllovene TEVEL D.O.O
Drejtori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Kryeinspektori dhe disa nga inspektorët e KPMM-së pritën në takim Kompaninë Sllovene TEVEL D.O.O e cila konsiderohet si kompani lider në Botë për paisje dhe sisteme digjitale të sigurisë në Miniera dhe industri tjera. Kjo Kompani ka nënshkruar edhe kontratë me kompaninë ARMAKOS LLC përmes së cilës do të mbuloj tregun e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Të dyja palët shprehën gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë.