Prishtinë – 19 Shkurt 2019
Bordi, Drejtori i KPMM-së dhe Kryeinspektori u takuan me profesorët në fakultetin e Gjeoshkencave, përfaqësues nga MZHE-ja-Departamenti i Minierave dhe Shërbimi Gjeologjik i Kosovës me përfaqësues Z. Fidaim Sahiti, Drejtor.
Takimi i dytë ishte konsulltimi në lidhje me detajet e organizimit të Konferencës Ndërkombëtare në Mitrovicë e cila sipas propozimit të anëtarëve të Bordit Z. Avdi Konjuhi dhe Z. Festim Kutllovci u vendos të mbahet më 10-11 tetor,2019. Këshilli organizativ i do të përbëhet nga katër profesorë Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini,dy anëtarë të Bordit të KPMM-së, një përfaqësues nga Departamenti i Minierave-MZHE dhe një përfaqësues nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës”. Propozimi i Z. Kemajl Zeqiri ishte që në Konferencë të ketë njerëz me tituj të lartë shkencor, të cilët e kanë dhënë kontributin e vet edhe deri më tani. Sipas propozimit të Dr.Sc.Sabri Avdullahi takimi Këshillit Organizativ do të mbahet në fund të Qershorit, 2019. Prezantimet e punimeve do të bëhen deri më 15 Shtator,2019. Sipas propozimit të Z. Kemajl Zeqiri për ata që i dorëzojnë punimet pjesëmarrja do të jetë e detyrueshme.