Kthehu pas
19.10.2017

Vizita e Sekretarit te pare te Ambasadës se Kosovës ne Kanada z. Shaban Gosalci

Bordi dhe Drejtori i KPMM-se me date 17.10.2017 priten ne takim Sekretarin e pare te Ambasadës se Kosovës ne Kanada z. Shaban Gosalci si dhe Drejtorin për çështje ekonomike ne Ministren e Punëve te Jashtme z. Turkish Dalifi.

Kryesuesi i Bordit z. Musa Shabani ju dëshirojë mirëseardhje mysafirëve dhe njëherit i falënderojë për mbështetjen e ofruar nga Ambasada e Kosovës ne Kanada për përfaqësuesit e KPMM-se ne pjesëmarrjen ne konferencën PDAC ne Toronto te Kanadasë e cila ishte mbajtur ne mars te vitit 2017 dhe ishte cilësuar si një konference shumë e suksesshme për promovimin e sektorit minerar te Republikës se Kosovës.

Gosalci falënderojë KPMM-ne për pritjen dhe për bashkëpunimin ne interes te promovimit te sektorit minerar. Ai po ashtu theksoj qe është e rëndësishme qe ne konferencën e ardhshme PDAC qe mbahet ne Toronto nga 4-8 Mars 2018 e cila është një nder konferencat me te mëdha ne mbare boten për promovimin e sektorit minerar te fillojmë tani me përgatitjet e nevojshme ne mënyrë qe Republika e Kosovës te ketë një prezantim sa me te mire. KPMM e vlerësoj shume mbështetjen nga Ambasada se Kosovës ne Kanada, nga e cila ne pjesëmarrjen e fundit ne konferencën PDAC ishte arritur qe te prezantohet Kosova dhe sektori minerar ne disa forume shumë te rëndësishme ne Kanada, te cilat me pastaj kishin rezultuar me shprehje te interesit për te investuar ne Kosove nga ana e kompanive kanadeze.

Te dy palët bashkërisht diskutuan qe është e rëndësishme qe ne konferencën e ardhshme Kosova te ketë një përfaqësim me te madh krahasuar me vitet paraprake dhe te kenë prezantime te projekteve konkrete. Palët u pajtuan qe te punojnë bashkërisht edhe me MZHE, MTI, MPJ dhe AKP qe te identifikojnë projektet te cilat mund te prezantohen dhe promovohen ne këtë konferencë, si dhe morën detyra te ndërsjella për te bere përgatitjet e nevojshme.