Kthehu pas
23.12.2021

Vizita e Kryeministrit Kurti në Komisionin e Pavarur të Minierave dhe Mineraleve

Komunikatë për Media

Prishtinë –  23 dhjetor 2021

Vizita e Kryeministrit Kurti në Komisionin e Pavarur të Minierave dhe Mineraleve

Republika e Kosovës është vend i pasur me resurse minerale të cilat menaxhohen nga Komisionin i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve dhe i cili është përgjegjës për shfrytëzimin sa më optimal të këtyre resurseve në të gjithë territorin e saj.

KPMM është institucioni i tretë në vend i cili inkason të hyra më të mëdha në bugjetin e Kosovës diku afër 30 milionë të realizuara duke bërë të mundur që të jetë si një indikator i rëndësishëm në zhvillimin ekonimik të vendit. Vizita e bërë më 21 Dhjetor 2021, në KPMM nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, si dhe znj. Artanë Rizvanolli, Ministre e  Ekonomisë së Republikës së Kosovës tregon përkushtimin dhe prioritetin e madh të Qeverisë së Kosovës për sektorin e minierave.

Në këtë takim, në një fjali hyrëse, Kryesuesja e Bordit, znj. Selvete Grajqevci- Pllana, u shpreh mirënjohës për interesimin e z. Kurti për të parë më afër punën e KPMM-së, dhe theksoi se është hera e parë që një Kryeministër i Republikës se Kosovës po e viziton KPMM-në.

Kryeministri Kurti, u shpreh i hapur  për të shtuar bashkëpunimin në të ardhmen, në mes të ministrive që ai udhëheq dhe KPMM-së, përmes të strukturimit të ligjeve dhe Strategjive minerare në Republikën e Kosovës.

Ministria e Ekonomisë, znj. Rizvanolli, në fjalimin e saj, ndër të tjera,  kërkoi edhe këshilla profesionale për funksionimin më të mirë për të shtuar dinamikën e sektorit minerar, në përputhje me Strategjinë Minerare 2010-2025, për realizimin, bashkëpunimin si dhe ngritjen e kapaciteteve minerare në të ardhmen. Ajo u shpreh, se Ligji për Miniera dhe Mineralet duhet të rishikohet, për të përfshirë ndryshimet e nevojshme. Ministrja Rizvanolli, shprehu shqetësimet në lidhje me mungesë së kuadrosh profesionale xehetaro-metalurgjike, u shpreh e gatshme për stimulimin e të rinjëve për përzgjedhjen e lëmive të këtij sektori për studime, si dhe mundësinë e dhënies së  bursave për studime jashtë vendit për këtë lëmi.

Kryesuesja e Bordit, znj. Grjaqevci-Pllana, sqaroi që, për shkak të periudhës së gjatë me mungesë të Bordit, në KPMM, numri i aplikacionit të ndërmarrjeve për leje, licencim, dhe vazhdim të licencave ka arritur deri në 300 aplikacione që duhet të shqyrtohet, andaj, është konsideruar si punë me prioritet, dhe janë duke vazhduar me takime javore, deri në përfundimin e këtij procesi. Shqetësimi i saj, ishin edhe investimet strategjike, ndërlidhja e bashkëpunimit edhe me ministrit e tjera, përkatësisht është përmendur rasti me Agjencinë Pyjor, i cili vonon në dhënien e pëlqimeve dhe lejeve, që është e nevojshme për procesin e licencimit në KPMM. Shqetësim tjetër është ngritur edhe për vendimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për pamundësinë e pajisjes me licencë për ndërmarrjet që kanë të bëjnë me gurthyes.

Anëtari i Bordit, z. Gani Maliqi, bëri një prezantim mbi gjendjen real të mineraleve në territorin e Kosovës, dhe theksoi për nevojën e ndryshimit të ligjit, nga dy ligje të cilat gjenden tani, të bëhen në një të vetëm, si dhe ndërvarësinë e KPMM me institucionet tjera të vendit që janë të lidhura me sektorin e minierave.

Z. Jahir Gashi, si anëtarë i Bordit, tregoi që fusha në të cilën shpenzohet 70% i energjisë së këtij institucioni është në menaxhimin e operimeve ilegale, nevoja për ndryshimin e llogaritjes se rentës minerale dhe mënyra e inkasimit te mjeteve materiale për nevoja te rikultivimit. Ai, mes tjerash potencoj se ka sfida edhe tjera por që do ti diskutojmë në vazhdimësi me ministren znj. Rizvanolli.

Shqetësimi tjetër i z. Gashi, ishte edhe humbja dhe vjetërsimi i të dhënave për gjendjen e tanishme të resurseve minerare në Republikën e Kosovës, mungesa e ekspertëve  duke u bazuar në atë se shumica e vendburimeve minerale të Pb–Zn janë të hulumtuara dhe të hapur me objekte nëntokësore minerare dhe se këta ekspert tani po pensionohen dhe gjenerata e re nuk ka ndonjë informacion bazë, do ishte mirë që të krijohet një ekip apo grup profesional dhe të azhurnohen dhe dixhitalizohen këto të dhëna sepse do vije koha që do të përdoren.

Anëtarja tjetër e Bordit znj. Makolli, në fjalinë e saj ndërlidhës, shpjegoi që krejt kjo ndërlidhet me mosfunksionimin, dhe mos ndërmarrjen e hapave adekuate në gjykatë, pas paraqitjeve të rasteve nga ana e KPMM-së.

KPMM- si institucion i pavarur e përfaqëson vet veten në procedura gjyqësore, që do të thotë inicion kallëzimet penal dhe bën përfaqësimin në institucione të drejtësisë, pranë Prokurorive dhe Gjykatave në gjithë territorin e Kosovës. Përfaqësuesit ligjor janë të profesionalizuar dhe kanë përvojë me tepër se 5 vite në përfaqësime.

Mirëpo, Gjykatat nuk vendosin masat sipas nenit 80-të që parashihen në bazë të LMM-së dënimin me gjobë dhe dënimet me burg,  por shpresoj dhe uroj që në të ardhmen do të arrijmë që këto masa të merren parasysh nga gjykata.

Shqetësimi tjetër i z. Gashi, ishte edhe humbja dhe vjetërsimi i të dhënave për gjendjen e tanishme të resurseve minerare ne Republikën e Kosovës, mungesa e ekspertizës, mënyra e arkëtimit të rentës minerare.

Drejtori i KPMM-së, z. Krasniqi sqaroi për gjendjen, funksionimin, si dhe kuadrot e me të cilat operon KPMM-ja. Si shqetësim i tij, ishin minierat pasive, gjobat minimale nga Gjykata si dhe degradimi i mjedisit.

UD i Kryeinspektorit të Minierave, z. Sejdiu theksoi rendësin e bashkëpunimit me policinë e Kosovës për planet operative. z. Sejdiu, gjithashtu, kërkoi nga ministria që inspektorati i minierave të futet në ligje të pagave dhe të radhiten me inspektor të Doganave dhe ATK-së.