Kthehu pas
10.05.2016

Vizita e delegacionit të Shoqatës Shqiptaro-Izraelite në KPMM – Prishtinë

Më datën 10.05.2016 në zyrat e KPMM-së u mbajt takimi në mes të Bordit të KPMM-së (Musa Shabani- Kryesues i Bordit, Kemajl Zeqiri – Anëtar i Bordit dhe Avdi Konjuhi – Anëtar i Bordit) dhe Shoqatës Shqiptaro-Izraelite.

Në këtë takim u diskutua lidhur me procedurat e licencimit të kompanive minerare në Kosovë, me theks të veçantë për licenca të hulumtimit dhe shfrytëzimit. Ndër të tjera, u diskutua edhe për legjislacionin në fuqi si dhe procedurat e përgjithshme që duhet të zhvillohen për të aplikuar gjegjësisht për tu  pajisur me licencë hulumtimi dhe licencë shfrytëzimi.

Për të pranishmit u realizua një prezantim nga Anëtari i Bordit, Kemajl Zeqiri, ku të pranishmit u njoftuan për potencialin minerar dhe institucional si dhe rregullat dhe procedurat ligjore për leje dhe licenca.