Prishtinë – 24 Prill 2019
Pas debatit të organizuar nga MAP-i më dt. 17.04.2018, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka organizuar tryezë-Debat të përbashkët me SHGJK-në, MZHE-në, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”dhe investitorë në sektorin minerar.
Drejtori i KPMM- së, Ramiz Krasniqi shpalli të hapur debatin, me ç`rast tha se “ Komisioni i Pavarur duhet të vazhdoj edhe më tutje të mbetet pavarur. Ne si KPMM e kemi kundërshtuar dhe e kundërshtojmë këtë ligj” tha ndër të tjera ai.
Në fjalën hyrëse Kryesuesi i KPMM-së Musa Shabani pasi foli për historikun e KPMM-së shprehu kundërshtimin e këtij projektligji i cili bie në kundërshtim me standardet minerare dhe shkel parimet e miratuara në Kuvend. Mosnjohja e funksionimit minerar nga hartuesi i këtij projektligji e prek edhe Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, i cili duhet të jetë i veçantë. Ligji për agjencitë e pavarura e parashikon që agjencitë që kanë mbi 50 punëtor nuk lejohet të defunksionalizohen. Po ashtu ai tha se më shumë se 13 mijë punëtor punojnë në këtë sektor. Se një shkrirje e tillë e cenon pavarësinë e KPMM-së dhe i frikëson investitorët potencialë në këtë sektor e tha edhe kryetari i Bordit të KPMM-së, Musa Shabani sipas të cilit kjo është një shkelje e standardeve evropiane, dhe shumë parime të strategjisë minerare.
Drejtori i Departamentit të minierave në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Skender Sallahu tha se nuk ishin të njoftuar për ta dhënë mendimin profesional. Janë shumë çështje që duhet të trajtohen në draft dokument. Kontrolli dhe licencimi mandej mund të jenë konflikt interesi. KPMM duhet të jetë institucion në vete tha ndër të tjera ai.
Të të njejtit mendim për mos aprovim të këtij ligji ishin edhe përfaqësuesit e SHGJK-së me ç`rast Drejtori i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës Fidaim tha këto dy institucione nuk duhet të shkrihen. ShGjK përkundër të arriturave duhet fuqizuar ende. Përgjegjësitë duhet të jenë të ndara për këto dy institucione tha ndër të tjera ai.
Prof. Dr Shyqeri Kelmendi theksoi se në të gjitha vendet e botës ky sektor është në dy shtylla sektori gjeologjik dhe minerar. Duhet të jemi të ashpër nuk duhet asesi të lejojmë një inkorporim të tillë. Ata qe kanë punuar në ketë ligj nuk e njohin sa duhet sektorin theksoi ndër të tjera profesor Kelmendi.
Prof. Dr. Gani Maliqi përfasues i një Kompanie Kanadezo – australiane e cila vepron dhjetë vitet e fundit në Kosovë, e vlerësoi se në rast se KPMM-ja futet në kuadër të Ministrisë e aq më pak shkrihet në ShGjK do të jet gabimi e dytë, pas atij kur u hjek Ministria e Energjisë dhe Minierave.
Dekani i Fakultetit të Gjeo shkencave Prof. Dr.Naser Peci potencon se KPMM-ja duhet të jetë një sektor i pavarur, dhe rregullator për miniera dhe minerare.
Prof.Dr. Ahmet Tmava konsideron se të gjitha këto institucione përkatëse duhet të bisedojnë dhe të dalin me rekomandime gjegjëse. Ai kritikoi Qeverinë se me vite të tëra nuk i ka marrë parasysh kërkesat e KPMM-së për plotësim të Ligjit si dhe krijimin e Departamentit për licencim në kuadër të KPMM-së.
Në përfundim të debatit anëtari i bordit të KPMM-së, Kemajl Zeqiri para të pranishmëve lexoi konkluzionet e përbashkëta nga ky takim.