Kthehu pas
08.02.2018

Takimi me komisionin parlamentar

Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal vizitoj Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale

07.01.2018

Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, ka pritur në takim përfaqësuesit e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. Ky komision është mbikëqyrës i punës në KPMM. Kryesues i Bordit të KPMM-së Musa Shabani paraqiti të arriturat dhe sfidat me të cilat është ballafaquar stafi i KPMM-së gjatë vitit 2017. Po ashtu u theksua se sektori minerar është njëri ndër sektorët më kryesor për zhvillimin ekonomik të vendit, mirëpo edhe përkundër disa të arriturave të vazhdueshme, ende nuk është arritur që ky sektor të kontribuojë në masën e dëshirueshme në zhvillimin ekonomik të vendit. Kryetarja e grupit parlamentar z.Sala Berisha Shala u shpreh para mediave, që qëllimi i kësaj vizite është që të shohim nga afër punën dhe vështirësitë e stafit të KPMM-së. Pasi që KPMM çdo vite përgatit edhe raportin vjetor lidhur me punën e kryer gjatë një viti kalendarik, raport ky i cili dërgohet në kuvend. Z.Shala përmendi edhe plotësim ndryshimin e ligjit për miniera dhe minerale i cili është ne procedurë dhe pritet që të miratohet diku kah fundi i muajit mars. Po ashtu u diskutua, lidhur me Zonat me interes të veçantë te cilat janë gjithsej 11. U tha që të fillohet me procedura për lirimin e tyre, në mënyrë që të tërhiqet ndonjë investitor serioz i cili është i gatshëm që të kryej hulumtime ose shfrytëzime në këto zona. Bordi i KPMM-së njoftoi po ashtu Komisionin Parlamentar që është në përgatitje të një konference ndërkombëtare Kosovë-Shqipëri, lidhur me promovimin e resurseve minerare në Kosovë. Krejt ne fund Z.Shala u shpreh që do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në mënyrë që të zhvillohet sa më shumë sektori minerar, pasi që është njeri nga sektorët me te rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.