Bordi i KPMM-ës sot me datën 08.05.2018 takoje Bordin Mbikëqyrës të Trepçës, qëllimi i takimit ishte njoftimi për organizimin e konferencës ndërkombëtare, rolin e Trepçës në konference. Gjatë takimit Bordi mbikëqyrës u njoftua se Ndërmarrja Trepça do të ketë mundësi të mire për prezantimin e resurseve të Trepçës në konferencë që do të mbahet me datën 16-17 Maj. Pas përfundimit të konferencës është mundësi e mirë për kompanitë që kanë shpreh interesim, të mundësohet vizita në minierën e Stantërgut me datën 17 Maj.
Bordi Mbikëqyrës i Trepçës falënderoje për vizitë Bordin e KPMM-ës dhe shprehen gatishmëri për bashkëpunimin në mes dy institucioneve, po ashtu falënderojë edhe për mundësin e prezantimit të resurseve që posedon Trepça dhe shpreh gatishmëri që me datën 17 Maj të mobilizoje gjithë stafin për mundësin e vizitës në Minierën e Stantërgut nga kompanitë që shprehin interesim për vizite.