Kthehu pas
12.03.2018

Takimi KPMM – EITI – 09.03.2018

Drejtori i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (ALB-EITI) në Shqipëri  Ardit Kamberi  ishte për vizitë në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale. Z. Kamberi  u prit në një takim nga Bordi dhe Kryeinspektori i KPMM-së. Në takim u diskutuan çështje të përgjithshme në  sektorin minerar, si dhe procedurat e anëtarësimit të  Kosovës në EITI, duke u theksuar edhe obligimet por edhe përfitimet si për vendin ashtu edhe për industrinë minerare.