Kthehu pas
21.02.2022

Takimi i KPMM-së me z. Naim Dedushaj, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare

 

Komunikatë

Prishtinë – 18 Shkurt 2022

Zyrtarët e lartë të KPMM-së, znj. Selvete Grajcevci – Pllana, Kryesuese e Bordit, anëtarët tjerë të Bordit si dhe Drejtori i KPMM-së, kanë pritur sot në sallën e takimeve z. Naim  Dedushaj drejtor i Rrjeti Global i Bizneseve te Diasporës Shqiptare si dhe z.Senton Kaçaniku.

Gjate takimit z. Dedushaj shpalosi edhe punën e këtij rrjeti i cili potencoj se selinë qendrore e ka në Nju-Jork (ShBA), kurse selia e Zyrës Koordinuese Rajonale është në Prishtinë (Kosovë).

Rrjetit të Biznesit të Diasporës Shqiptare, gjatë takimit, vuri në thekës  fokusin, se qëllimi i tyre është  të paraqes ura lidhëse ndërmjet subjekteve ekonomike  të diasporës me prejardhje  shqiptare por jo edhe vetëm. Bizneset e tyre janë  në të gjitha shtetet jashtë vendit ku qëllimi i tyre është që të investohet me biznese brenda vendeve shqiptare, rasti konkret Kosovë.

Para KPMM-së, z. Dedushaj, prezantoj   një kronologji të bizneseve, forumeve shqiptare që bizneset i zhvillojnë jashtë vendit dhe që synimi i  tyre është që të investojnë bashkërisht me investitor të fuqishëm edhe në sektorin e minierave me të cilët do rritej mirëqenia sociale.

Të pranishmit gjatë takimit u entuziazmuan me qëllimin e mirë për tu investuar në këtë sektor, u zotuan se bashkëpunimi nuk do mungojë dhe  se do ti intensifikojnë takimet edhe në radhët e bashkëpunimit edhe me investitor të interesuar. Interesimi u shfaq sidomos në fazën fillestare, në zonat mineral-mbajtëse  veçanërisht në mineralet të metaleve të rralla.

Në kuadër të takimit u prezantua para te pranishmeve edhe dy prezantime me vendet me potencial investimi në sektorin e minierave.

Pjesëmarrësit në takim u pajtuan që ti zhvillojnë takimet e radhës me tema me konkrete lidhur me mundësin e investimeve dhe modaliteteve për hulumtime me qëllim të valorizimit të këtyre pasurive minerale.