Komunikatë
Prishtinë – 19 janar 2022
Takimi i KPMM-së me përfaqësuesit e UMIB
Zyrtarët e lartë të KPMM-së, znj. Selvete Grajcevci – Pllana, Kryesuese e Bordit, katër anëtarët e Bordit, zv. Drejtori si dhe zv. Kryeinspektori i minierave, kanë pritur sot në sallën e takimit të KPMM-së, përfaqësuesit e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”- (UMIB), Prof. Dr. Naser Pecin – Dekan, Fakulteti i Gjeo-Shkencave, dhe Prof. Dr. Behxhet Shala – Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore.
Ne kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit në mes të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) dhe Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” ( UMIB), u bisedua për rëndësinë e këtyre dy institucioneve për sektorin minerar në Kosovë si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në fushat e studimit në këtë sektor.
Këto dy Institucione u pajtuan se fushë veprimtaria e tyre mbështetëse shkencore është reciproke dhe se përfitimet janë të dyanshme si në realizimin e praktikës profesionale ashtu edhe në organizimin e konferencave, simpoziumeve e seminareve.
Pas rekomandimeve të bëra nga ky takim, si dhe duke parë interesimi dhe angazhimi, të pranishmit, u shprehën për mundësin e vizitave të tjera, të ngjashme, për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në aspektin e shkëmbimit të përvojave profesionale, takimeve dhe punës se përbashkët sipas kërkesave dhe njohurive akademike dhe shkencore që posedojnë.