Më datën 09.07.2015 në zyrat e KPMM-së u mbajt takimi i komisionit profesional ndërinstitucional KPMM-MZHE-APK-MMPH. Në këtë takim u diskutuan detajet rreth plotësim ndryshimit të Udhëzimit Administrativ 02/2014 për Garancitë Bankare dhe Sigurimet për të gjitha “Rreziqet ndaj palëve të treta”.
Nga komisioni profesional u rekomandua që Bordi i KPMM-së të merr në shqyrtim dhe të miraton udhëzimin administrativ për Garancitë Bankare dhe Sigurimet për të gjitha “Rreziqet ndaj palëve të treta”.