Kthehu pas
09.06.2022

Takim informues ndërmjet Dep. Het. Krimeve të Rënda Mjedisore dhe Bordit të KPMM-së

Komunikatë

Prishtinë – 08 qershor  2022

Takimi i zhvilluar sot,  kishte karakter informues lidhur me punëtorin e cila do mbahet me datat 14 dhe 15 qershor 2022.

Kryesja e bordit të KPMM-së, znj. Selvete Grajqevci- Pllana, fillimisht i uroi mirëseardhje përfaqësuesve të DHKRM-së. Në pika të shkurta, kryesuesja e Bordit bëri një përshkrim të aktiviteteve të cilat është duke i ndërmarr Bordi dhe stafi i KPMM-së, më synim që në ti parandaloj aktivitete e jashtëligjshme minerare ku për fokus ka parandalimin e degradimit mjedisor.

Drejtori i DHKRM-se z. Basri Kastrati me zyrtaret z. Agron Haziri dhe Bekim Kuleta nga ky institucion prezantuan para KPMM-se bashkëpunimin reciprok dhe përkrahjen që do ju jap ky institucion  KPMM-së por edhe institucioneve tjera në parandalim e kësaj dukurie që po shkatërron mjedisin.

Dy institucionet u pajtuan që do ndjekin hapat në përputhje me Legjislacionin në fuqi si që është Ligji për Miniera dhe Minerale , Kodin e Procedurës Penale si dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Përpos veprimeve që duhet të ndërmarr dy institucionet u bisedua edhe lidhur me procedurat dhe planet e veprimit të cilat pas kësaj date nga kjo punëtori në kuadër të këtij  bashkëpunimi reciprok u zotuan se do ta gjejnë e rrugën e duhur për tu parandaluar këto dukuri.