13.08.2024 – Kryesuesi i Bordit të KPMM-së, Dr. Habib Basholli së bashku me Kryesuesin e Departamentit të GIS-it, z. Sami Duraku kanë zhvilluar takim me zyrtarë të UNDP-së.
Në takim u diskutua për bashkëpunim në mes të KPMM-së dhe UNDP-së, si dhe gjetja e mundësisë së ofrimit të mbështetjes së KPMM-së nga UNDP për zhvillimin e Gjeo-databazës së Kosovës, zhvillimin dhe krijimin e moduleve të reja në këtë Gjeo-databazë, asistencën për hartimin dhe zhvillimin e teknikave më të mira të të dhënave gjeo-hapësinore si dhe digjitalizimin e shërbimeve në sektorin minerar.