Kthehu pas
17.05.2016

Raporti vjetor i KPMM-së për vitin 2015

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale në kuadër të përgjegjësive ligjore, me datën 05.05.2016 ka paraqitur Raportin Vjetor të KPMM-së për vitin 2015 pranë Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri të parlamentit të Republikës së Kosovës.

Në këtë raport në mënyrë të detajuar janë paraqitur sfidat dhe të arriturat e KPMM-së për vitin 2015, ku për kundër punës dhe progresit si sfidë ende mbetet luftimi i operimeve ilegale ndërsa si e arritur kryesore e KPMM-së ishte tejkalimi planifikimit buxhetor prej 7%, përkatësisht rritja e të hyrave për 11% në krahasim me vitin 2014.
Po ashtu me 11.05.2016, KPMM ka paraqitur edhe raportin financiar pran komisionit funksional të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, të dy komisionet funksionale të lartë cekura të Republikës së Kosovës kanë miratuar raportet e përgatitura nga KPMM.