Kthehu pas
27.08.2020

Komunikatë – Takim me përfaqësuesit e KFOR-it

Komunikatë

Prishtinë – 26 gusht 202

Takim me përfaqësuesit e KFOR-it

Drejtori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale z. Ramiz Krasniqi së bashku me Kryeinspektorin e Minierave z. Fatmir Gërguri në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional kanë pritur sot në një takim informues përfaqësues të KFOR-it, z. ILT Parker Mooney, z. SGT Nathaniel Potter dhe z. Ciprian Andrica.

Përfaqësuesit nga KFOR janë interesuar për numrin e licencave dhe lejeve të lëshuara dhe që menaxhohen nga KPMM, inspektimet në teren, minimet që realizohen te ndërmarrjet që shfrytëzimin e realizojnë përmes minimeve, lëndimet e rënda që ndodhin gjatë aktiviteteve minerare sidomos në minierat me shfrytëzimin nëntokësor përkatësisht në minierat e ndërmarrjes “Trepça” sh.a., të  hyrat që krijon KPMM nga aktivitetet  minerare për Qeverinë e Republikës së Kosovës  etj.

Drejtori dhe Kryeinspektori i kanë njoftuar përfaqësuesit e KFOR-it për kompetencat dhe rolin e KPMM-së në zhvillimin e sektorit minerar, kushtet e punës kryesisht të stafit të terrenit në kushte pandemie, bashkëpunimit shumë të mirë në mes KPMM-së, Departamentit për Siguri Publike në kuadër të MPB-ës dhe KFOR-it në monitorimin e eksplozivëve dhe realizimin e minimeve etj.

Përfaqësuesit e institucioneve u pajtuan që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe të thellohet edhe më tutje sidomos në aspektin e sigurisë në minierat sipërfaqësore dhe nëntokësore.