Kthehu pas
12.02.2019

NJOFTIM

Njoftim – Takimi me ndermarrjet minerare

Prishtinë:07.02.2019

Përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare njoftohen se do të organizohet takim informues në lidhje me  “Të drejtat dhe detyrimet për licencat e shfrytëzimit apo Lejet për aktivitete të veçanta”.

Arsyeja e mbajtjes së këtij takim është  raportimi i ndërmarrjeve sipas kushteve të parapara me ligj dhe ndryshimet e mundshme.

Takimi do të mbahet më 21.02.2019  duke filluar nga ora 10:00, në Sallën e Madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike (ish ndërtesa e Rilindjes) në Prishtinë.

Me respekt,

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale