Kthehu pas
13.12.2017

Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të KPMM-se dhe Universitetit te Mitrovices ‘ISA BOLETINI”

Komisioni i Pavarur Për Miniera dhe Minerale dhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të bashkëpunimit ndërmjet palëve.

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj marrëveshje ishte dhënia e ndihmës për studentët e UMIB-it në realizimin e praktikës profesionale dhe mundësin për shfrytëzimin e literaturës në KPMM për nevoja shkencore gjatë fazave të hulumtimeve të ndryshme shkencore, duke u bazuar ne dispozitat ligjore në fuqi.

KPMM dhe UMIB u pajtuan të bashkëpunojnë në këto fusha:

KPMM do të mundësoj kryerjen e praktikës profesionale për studentët e UMIB-it.

  • KPMM, do të mundësoj qasjen e studentëve në dokumentacionin mbi hulumtimet dhe studimet shkencore që gjenden në KPMM.
  • Bashkëpunimi dhe ndihma teknike që iu jepet studentëve në realizimin e punimeve seminarike dhe në punimin e diplomave në të gjitha nivelet e studimit (themelore-Bachelor, Master dhe të Doktoratës) e të cilat kanë të bëjnë me çështje të sektorit minerar- zgjedhjen e problemeve të caktuara praktike.
  • Organizimi i simpoziumeve dhe seminareve të ndryshme që kanë për qëllim implementimin e metodave bashkëkohore në fushëveprimet e ndryshme.

Marrëveshje u nënshkrua nga Musa Shabani- Kryesues Bordi ne KPMM dhe Alush Musaj-Rektor në UMIB.