Komunikatë
Prishtinë – 12 tetor 2020
Të enjten më datë 08 tetor, është mbajtur Konferenca e dytë Ndërkombëtarë Multidiciplinare Gjeo-shkenca IMGC 2020 , takim ky i mbajtur në mënyrë virtuale për shkak të situatë së krijua nga pandemia Covid-19.
Konferenca është organizuar nga Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, kurse bashkë organizator janë edhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.
Në këshillin organizativë ndër të tjerë kanë qenë pjesëmarrës dhe ud. i Komisionit të Pavarur të Minierave dhe Mineraleve z. Avdi Konjuhi si dhe drejtori Komisionit të Pavarur të Minierave dhe Mineraleve z. Ramiz Krasniqi.
Në ceremoninë e hapjes ud. i KPMM-së Avdi Konjuhi, u shprehë falënderues për të gjithë pjesëmarrësit që ishin të pranishëm dhe tregoi për rendësin e këtij takimi, duke theksuar që KPMM, është e përcaktuar nga Kushtetua e Republikës së Kosovës, dhe me aktet e tjera ligjore e nënligjore, ushtron në mënyrë të pavarur detyrat dhe përgjegjësitë e saj drejt zhvillimit të qëndrueshëm të resurseve minerale, në raport miqësor me mjedisin dhe në funksion të zhvillimit ekonomik e mirëqenies sociale, gjithnjë të bazuar në legjislacionin në fuqi për këtë sektor, si dhe rendësin e sektorit minerar, ndërsa, drejtori i KPMM-së Ramiz Krasniqi ka prezantuar punimin me temën “Aktivitetet hulumtuese dhe minerale në situatën e krijuar nga pandemia në Kosovë”, ku ka sqaruar gjendjen dhe përballjën e KPMM-së si institucion me këtë situatë, masat e ndërmarra, mënyrën e menaxhimit të suksesshëm të saj edhe përgjatë kësaj periudhe.
Takimi virtual filloj në ora 10:00 sipas agjendës së përgatitur, ku në këtë konferencë janë prezantuar rreth 30 punime shkencore nga pjesëmarrës vendor dhe të huaj.
Nga stafi i KPMM-së, me punime shkencore janë prezantuar edhe dy punëtorë të saj, Zenel Sejfijaj dhe Gazmend Morina, me temë “ Roli i minierave dhe mineraleve në ekonominë kombëtare”.
Me 09 tetor është mbajtur një takim përmbyllës në objektet e UMIB në Mitrovicë, ku janë analizuar rrjedhat e konferencës dhe është marr qëndrim nga organizatorët që pas përfundimit me sukses të konferencës të përgatiten përfundimet dhe rekomandimet për rrjedhën e konferencës, ku është propozuar në të ardhmen edhe ekspedita shkencore .