Kthehu pas
21.03.2019

Komisoni i Pavarur për Miniera dhe Minerale lëshon këtë Komunikatë

Prishtinë – 19 Mars 2019

Komisoni i Pavarur për Miniera dhe Minerale lëshon këtë Komunikatë:

Aktivitetet minerare si hulumtimi, shfrytëzimi apo aktivitetet e veçanta në RKS, zhvillohen nga operator të ndryshëm. Në bazë të informacioneve që kemi, disa operator këto aktivitete i zhvillojnë në mënyrë të kundërligjshme.

Kjo gjendje, është duke shkaktuar degradimin dhe shkatërrimin e lumenjve, fushave dhe kodrave (shfrytëzimi i lumenjve dhe fushave për nxjerrjen e zhavorrit dhe gurëthyesit e ndryshëm).

Ka filluar zbatimi i planit të përbashkët operativ në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektoratin e Agjencisë se Pyjeve, Inspektoratet nga Komunat, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Qëllimi i këtij plani operativ është të ndërmirren të gjitha masat operative për të identifikuar të gjitha bizneset dhe personat fizik të cilët veprojnë kundër ligjeve në fuqi, të gjitha aktivitetet e bizneseve të licencuara dhe ato që nuk posedojnë licenca në sektorin minerar, dhe të gjitha zonat e braktisura ku është zhvilluar aktivitet minerar, të cilat janë duke kryer apo kanë kryer veprën penale të Degradimit dhe shkatërrimit të mjedisit nga neni 347 i KPK-së.

Detyrat që do ti përmbaj ky plan janë:

  1. Ndërprerja e punës së menjëhershme të gjithë operatorëve të pa ligjshëm.
  2. Zbatimi i ligjit të aplikueshëm, evidentimi dhe procedimi penal në bashkëpunim me organet tjera të drejtësisë, Prokurori dhe Gjykatë.
  3. Mënjanimi i kësaj dukurie në atë lokacion duke shtuar kontrollin nga policia e Kosovës dhe
  4. Mënjanimi i rreziqeve që paraqiten nga vend punishtja së bashku me KPMM-në dhe MMPH-në.

Luten të gjithë ndërmarrësit dhe personat fizik që të respektojnë urdhëresat e lëshuara gjatë verifikimit të tyre në terren. Nëse nuk janë të pajisur me Licencë apo Leje të aktiviteteve të veçanta të plotësojnë kushtet për aplikim sipas Ligjit për Miniera dhe Minerale për tu pajisur me Licencë shfrytëzimi apo Leje të aktiviteteve të veçanta.