Kthehu pas
15.10.2016

Komunikatë për media

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional e me qëllim të intensifikimit të planeve të përbashkëta për zhvillimin e sektorit minerar në harmoni me mbrojtjen e mjedisit, sot në KPMM për vizitë pune ishte U.D Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore z. Ferat Shala me bashkëpunëtorë.

Z. Shala u prit nga Bordi dhe stafi menaxhues i KPMM-së. Kryesuesi i Bordit z. Musa Shabani, shkurtimisht e njoftoi U.D Ministrin dhe delegacionin lidhur me fushë veprimtarin e KPMM-së, duke falënderuar për intensifikimin e bashkëpunimit, dhe njëkohësisht vuri në pah çështjet për diskutim ndër tjera tre sosh, të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit minerar:

  1. Përcaktimi zonave apo zonimi në parqet nacionale
  2. Pëlqimet mjedisore për licencimin e ndërmarrjeve minerare
  3. Koordinimit të inspektorateve për parandalimin dhe ndalimin e operimeve ilegale minerare

Nga ana e tij U.D ministri z. Shala, shprehi gatishmërinë e tij dhe stafit të tij për bashkëpunim reciprok, duke theksuar se krahas ruajtjes së mjedisit duhet të kujdesemi edhe për shfrytëzimin e resurseve minerale me qëllim të zhvillimit ekonomik, dhe në këtë drejtim shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit reciprok.

Në vazhdim z. Shala, propozoi që për të gjitha çështjet e ngritura në këtë takim, por edhe çështjeve që mund të lindin në të ardhmen të formohen grupe punuese në nivel ekspertëve për të gjet format dhe mënyrat më të mira që resurset minerale me qen në dispozicion të zhvillimit, por njëkohësisht duke u kujdesur për mjedisin.

Si konkluzion i përbashkët i takimi ishte vazhdimin i bashkëpunimit me qëllim të harmonizimit të legjislacionit dhe planeve të veprimit në fushën e zhvillimit minerar dhe mbrojtjes së mjedisit.