Kthehu pas
19.10.2016

Komunikatë për media / Nr.7

Vizita e Delegacionit nga Shqipëria shoqëruar nga ambasadori sh.t.z. Qemajl Minxhozi

Në kuadër të bashkëveprimit të vazhdueshëm institucional ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, për forcimin e zhvillimit reciprok ekonomik, social e kulturor si dhe në kuadër të Memorandumit të bashkëpunimit, midis Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, (AKBN) dhe Komisionit të Pavarur të Minierave dhe Mineraleve,  për vizitë pune në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale sot ishin: Qemajl Minxhozi – ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Z. Viktor Tushaj- Drejtor Ekzekutiv-AKBN, Z. Azbi Arapi, Drejtor i drejtorisë Minerare AKBN, dhe Z. Edmond Goskolli, Këshilltar për Miniera.

Delegacioni është pritur nga anëtarët e Bordit te KPMM-së: Avdi Konjuhi, Kemajl Zeqiri, Festim Kutllovci, drejtori ekzekutiv Rami Krasniqi, kryeinspektori i Minierave Fatmir Gerguri dhe Inspektori i Minierave Jahir Gashi.

Pas fjalës hyrëse të z. Konjuhi dhe prezantimit të rolit të KPMM-së në zhvillimin e sektorit minerar në vend u zhvillua diskutim i hapur dhe shumë miqësor,  rreth rëndësisë së bashkëpunimit  në mes dy institucioneve përkatësisht vendeve,  sidomos sa i përket zonave mineralmbajtëse në zonat kufitare Kosovë-Shqipëri.

Gjatë diskutimeve, z. Zeqiri kërkoi nga ambasadori shqiptarë, përkrahje për promovimin e resurseve minerale nga ambasadat e Shqipërisë,  me që rast sh.t z. Minxhozi siguroi se diplomacia shqiptare do të ofroj përkrahjen e delegacioneve të KPMM-së në konferenca dhe prezantime ndërkombëtarë, si në lehtësimin e takimeve po ashtu edhe në shpërndarje te materialeve promovuese.
Nga ana e tij, z. Viktor Tushaj ka njoftuar Menaxhmentin e KPMM-së në lidhje me rolin e këtij institucioni që ka për Republikën e Shqipërisë dhe ka kërkuar takime me te shpeshta te ekipeve profesionale ne mes dy institucioneve.

Në fund te takimit z. Zeqiri ka bërë prezantimin e resurseve minerale perspektive qe ka Kosova me theks te veçantë rëndësinë e zonave e interesit te shpallura nga Qeveria e Republikës se Kosovës ne vitin 2008.

Të dyja delegacionet u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit e që do të rezulton me planë të shkruar për disajnimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta.