Kthehu pas
14.05.2021

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, vizitoi Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale

Me datën 12 maj 2021 me kërkesë të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është zhvilluar një takim pune në zyrat e KPMM-së.

Komisioni Parlamentar është përfaqësuar nga z. Ferat Shala Kryetar i komisionit i shoqëruar edhe nga Jeta Statovci nënkryetare, Fidan Jilta, Armend Muja dhe Driton Hyseni anëtare të Komisionit, ndërsa KPMM nga z. Avdi Konjuhi U.D të Kryesuesit të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, z. Ramiz Krasniqi Drejtor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, z. Naim Sejdiu, Kryeinspektor i Minierave, si dhe disa nga udhëheqësit e Departamenteve në KPMM-së.

Konjuhi dhe zyrtarët e tjerë te KPMM-së informuan deputetët për punën e KPMM-së dhe sfidat qe e përcjellin punën e këtij agjension.

Drejtuesit e KPMM-së sfida kryesore i konsideruan: sigurinë në punë, vonesat e lëndëve në procese gjyqësore, ndalimin e operimeve ilegale, mos miratimin e plotësim ndryshimin e Ligjit të ri për miniera dhe minerale, mungesën e bordit, shqyrtimin e mundësisë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për ndalimin e përkohshëm të dhënies se licencave për shfrytëzimin e shkëmbinjve te fortë qe shfrytëzohen me minim për nevojat e infrastrukturës etj.
Nga ana tjetër deputetët u interesuan për ndikimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike në sektorin minerar, detyrimet e operatorëve minerarë, operimet ilegale, pasojat e veprimtarisë minerare në mjedis, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe çështje tjera nga fushe veprimtaria e KPMM-së. Po ashtu deputetët konfirmuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve në sektorin minerar.
Zyrtarët e KPMM-së sqaruan çështjet e ngritura dhe potencuan se nuk do të lejojnë shfrytëzimin e resurseve jashtë planit dinamik të paraparë.
Në fund të dyja palët konstatuan se është i nevojshëm përshpejtimi i zgjedhjes së bordit të KPMM-së, koordinimi më i mirë institucional për të ndalur operimet ilegale, si dhe krijimi i kornizës më të qartë ligjore.