Kthehu pas
22.07.2022

Informim lidhur me vizitën zyrtare në Tiranë me datën 15.07.2022

KPMM me datën 15.07.2022 znj. Selvete Grajqevci, Jahir Gashi –anëtar i Bordit dhe Xhavit Racin- zv. i kryesuesit te Dep .te Gjeologjisë kemi bërë një vizite zyrtare në Shqipëri -Tiranë me qellim të organizimit të përbashkët të një konference për sektorin minerar Kosovë-Shqipëri.
Sipas traditës që është krijuar për çdo vit është mbajtur konference gjithëkombëtare në sektorin minerar e cila konferencë është mbajtur një vit në Kosovë ndërsa në vitin tjetër në Shqipëri, mirëpo për shkak te Pandemisë me Covid -19 Konferenca që radhën e ka pasur Kosova nuk është mbajtur.
Pjesëmarrësit e lartë cekur janë takuar nëTiranë me Zyrtaret e lartë të Institucionit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore ku jemi pritur nga znj. Mandeta Minxhozi , Murat Leshkaj, Edmond Goskolli Xhevalin Lekaj me bashkëpunëtorë.
Pas vizitës në AKBN është organizuar një vizitë zyrtare edhe në Ministrinë Infrastrukturës dhe Energjisë ku zyrtaret nga Kosova janë pritur nga Zv. Ministri i kësaj Ministrie Z.Ilir Bejtaj si dhe drejtori i minierave Z. Mehmet Hasalami.
Për shkak të agjendës së ngjeshur që ka pasur për tu vizituar brenda ditës këto tri Institucione me shumë rëndësi për sektorin minerar një takim na është organizuar edhe në Shërbimin Gjeologjik të Shqipërisë dhe jemi takuar edhe me Z.Bilal Koqi.
Të gjithë së bashku kanë biseduar gjerë e gjatë për mënyrën e organizimit të konferencës për temat dhe çështjet e tjera me rendësi për mbajtjen e konferencës në Prishtinë .
U dakorduan që duhet të formohen dy grupe organizative njëri nga Kosova e tjetri nga Shqipëria si grupe punuese që do ti vazhdojnë punët organizative si një grup i përbashkët.
Organizimi i konferencës është planifikuar të mbahet nga fillimi i muajit nëntor të këtij viti ku pjesëmarrës dhe organizator do të janë edhe ME, MTI dhe shërbimi gjeologjik i Kosovës së bashku me ministritë përkatëse të njëjtës fushë nga Republika e Shqipërisë.