Prishtinë – Nëntor 2018
Drejtori i KPMM-së Z. Ramiz Krasniqi priti sot në takim Z. Gennaro Martinucci- Përfaqësues i Federatës së Sindikatave për Punësim në Itali, si dhe Menaxher Kryesor i Ndërmarrjes Genny Trading- Gt.
Një fjali hyrëse në lidhje me përgjegjësitë dhe aktivitetin të KPMM-së e bëri Drejtori i KPMM-së me q `rast të pranishmit i njoftoi detajisht për mundësitë e marrjes së licencave në këtë agjencion të pavarur.
Mysafirët shprehën interesimin sidomos për mineralet e zinkut, kromit dhe arit. Poashtu, marrja në koncesion e minierave për nëntëdhjetenëntë vite me partneritet publiko-privat ishte një ndër pretendimet e tyre.
Ata u njoftuan detajisht nga Kryesuesi i Departamentit të Gjeologjisë Z. Sali Mulaj për kushtet e licencimit. Poashtu, ndër të tjera i njoftoi se Kosova momentalisht i ka njëmbëdhjetë zona të interesit të cilat i ka në përgjegjësi Qeveria e Kosovës.
Të dyja palët shprehën dëshirën e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.