Kthehu pas
08.12.2018

Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, priti në takim të interesuar për investime në Republikën e Kosovës

Prishtinë, Dhjetor 2018

Drejtoresha e korporatës PROSAP CORPORATION LIMITED Znj. Rehana Amer , këshilltare e Pavarur e zgjedhur për Odën e Vintryt në Korporatën e Qytetit të Londrës, mentore e disa Dhomave të Tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj si dhe sipërmarrëse me biznese në TI, Inxhinieri Menaxhim konsulltim, Strehim, Kujdes shëndetësor dhe Edukim në Mbretërinë e Bashkuar,  e shoqëruar nga Znjsh. Elmaze Pireva- Udhëheqëse për çështje ekonomike dhe komerciale në kuadër të Ambasadës së Kosovës në Angli si dhe Turkesh Dalifi, nga Departamenti i Diplomacisë Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme ishin në vizitë në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Znj. Amer u interesuar për potencialet minerare  të Republikës se Kosovës dhe për mundësitë e investimeve në sektorin minerarë. Znj.Amer përmes kompanisë së saj Prosap Corporation Limited është e gatshme të punojë me ambasadën e Kosovës në Londër dhe me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në promovimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës përmes tregtisë ndërkombëtare dhe investimeve të huaja direkte për zhvillimin e infrastrukturës së Kosovës.

Ajo u pritë nga Z. Avdi Konjuhi dhe Z. Azem Rexhaj anëtarë të Bordit të KPMM-së. Të interesuarit për investime në Kosovë u njoftuan nga z. Rexhaj dhe Z. Konjuhi për procedurat dhe kushtet e licencimit, afatin e licencimit dhe çdo informacion në lidhje me licencat e hulumtimit dhe ato të shfrytëzimit. Pasi që Znj. Rehana Amer ishte e interesuar për minerale metalike plumb dhe zink, ajo u njoftua rreth mundësive të aplikimit në zona të lira,si dhe rreth zonave me interes të veçantë për të cilat i`u tha që duhet drejtuar tek Qeveria respektivisht Ministria për Zhvillim Ekonomik. Poashtu ajo u njoftua rreth mundësive që ofrohen përmes Ligjit për Investime Strategjike. Anëtarët e Bordit të KPMM-së i premtuan znj. Amer se KPMM-ja do t`iu ofroj mbështetje dhe transparencë maksimale rreth mundësisë së aplikimit për ndonjë licencë në KPMM, në rast se kompania merr vendim për të investuar në Republikën e Kosovës.