Kthehu pas
24.01.2019

Bordi dhe Drejtori i KPMM-së vizituan minierën “Trepça” në Stan Tërg

Mitrovicë – 22 Janar 2019

Pas avarisë së djegies së trafos së rrymës në kompleksin e Parkut Industrial “Trepça” në Mitrovicë Bordi, Drejtori dhe Kryeinspektori i KPMM-së e vizituan minierën  e Stan Tërgut, me ç’rast u takuan me Menaxhmentin e minierës dhe u njoftuan për situatën dhe veprimet e ndërmarrura.

Ndërprerja e rrymës në minierën “Trepça” në Stan Tërg, pasoi ndërprerjen së punës së makinës ngritëse, pompave, kompresorëve dhe ventilatorëve me ç`rast kanë mbetur të mbyllur në minierë punëtorët e ndërrimit të parë (100 punëtorë).

Përkohësisht është bërë sigurimi i burimit të rrymës alternative për funksionimin e kafazit dhe nxjerrjen e punëtorëve në sipërfaqe. Dalja e punëtorëve në mënyrë të sigurtë nga miniera është bërë prej orës 15:00- 16:00.

Për rastin emergjent menjëherë pas ndodhjes është njoftuar Kryeinspektori i Minierave dhe Inspektori i Lartë i minierave nëntokësore. Pas kësaj avarie KPMM-ja  ka qenë e njoftuar gjatë tërë kohës nga Inspektori i Lartë i minierave Nëntokësore, i cili ka qenë gjatë gjithë kohës prezent në zyrat e minierës dhe në kontakt me menaxhmentin e saj.