Kthehu pas
23.10.2018

Bordi dhe Drejtori i KPMM-së pritën në takim pjesëmarrës nga Drejtoria e Hetimeve për Krime të Rënda

Prishtinë – 18 Tetor 2018

Bordi dhe Drejtori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale pritën në takim pjesëmarrës nga Drejtoria e Hetimeve për Krime të Rënda

 Kryetari i Bordit dhe Drejtori i KPMM-së u takuan me pjesëmarrës nga  Drejtoria e Hetimeve për Krime të Rënda, si vazhdim i takimeve intensive gjatë muajit të fundit.

Resurset minerare i përcakton baza ligjore si pasuri shtetërore, dhe nuk ka të drejtë askush ti prekë ato, u tha në fjalën e rastit të Kryesuesit të Bordit të KPMM-së Z. Musa Shabani. Gjatë muajit Tetor janë mbajtur takime dhe prezantime për parandalimin e aktiviteteve ilegale minerare në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës të organizuara nga KPMM-ja, MMPH-ja, DHKR-ja dhe komunat u konstatua nga Z. Shabani.

Këto takime duhet të kurorëzohen me masa konkrete u tha në fjalën e rastit të Major Z. Fadil Gashi, Drejtor i  Drejtorisë të Hetimeve për Krime të Rënda. Qëllimi i takimit është të hartohet një plan i veprimit të përbashkët me një koordinim ndërinstitucional i cili do të finalizohet me  një Urdhër Operativ. Kërkohet angazhim shtesë si dhe përcaktimi i detyrave dhe kompetencave të KPMM-së, Policisë dhe MMPH-së. Poashtu ATK-ja duhet të jetë më aktive në çështjen e parandalimit dhe ndalimit të veprimtarive ilegale-minerare u tha ndër të tjera nga Z.Gashi.

KPMM-ja ka pasur bashkëpunim edhe më herët me  Policinë e Kosovës për parandalimin e  veprimeve ilegale minerare u konstatua në fjalën e rastit të Drejtorit i KPMM-së Z. Ramiz Krasniqi. Njoftimet që i janë dërguar komunave për mosdhënje të kontratave (tenderëve) vepruesve ilegal, deri më tani i janë përgjigjur vetëm K.K. i Drenasit dhe K.K. i Vushtrrisë.

Të përcaktohen Ligjet dhe nenet të cilat i mundësojnë hapjen e procedurave penale si dhe kërkohen rekomandimet nga KPMM-ja u tha në fjalën e rastit të Kapiten Z. Agron Haziri.

Duhet të përgatitet një komunikatë për opinionin për vendimet e përbashkëta u tha në fjalën e rastit të Kapiten Z.Ali Aruqaj. Poashtu operatorët legal të bëjnë ankesa zyrtare për ata ilegal tha ndër të tjera Z. Aruqaj.

Më në fund të dyja palët u dakorduan të vazhdojnë bashkëpunimin për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve ilegale minerare me veprime konkrete.