Kthehu pas
09.07.2018

Bordi dhe Drejtori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale pritën në takim investitorë potencial nga SHBA-të dhe Anglia

Bordi dhe Drejtori i KPMM-së pritën sot në takim  përfaqësuesit e disa prej ndërmarrjeve të interesuara për investime në sektorin minerarë në Kosovë. U diskutua për mundësinë e investimeve në mineralet e Kosovës me pikë të veçantë për mineralin e mermerit.

Të interesuarit për investime në Kosovë me një prezantim të detajuar u njoftuan për resurset minerare që i posedon Republika e Kosovës dhe zhvillimet e deritashme në këtë sektor. Ata u njoftuan për historikun e ekzistimit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale si dhe Ligjin dhe procedurat të cilat zbatohen gjatë marrjes së licencave.

Gjithashtu gjatë takimit të dyja palët u pajtuan për rritjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Prishtinë – 06 Korrik 2018