Delegacioni i Republikës se Kosovës ne përbërje: znj. Sala Berisha Shala – Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Kemajl Zeqiri, Azem Rexhaj e Festim Kutllovci – anëtarë të Bordit nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale zhvilluan një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me ftesë të institucioneve relevante nga SHBA, delegacioni morri pjesë në dy konferenca të organizuara në New York; “5th Annual Conference on Trends in Mining Finance”. Duhet theksuar se Kosova për herë të parë u përfaqësua në këtë konferencë dhe me këtë rast duhet falënderuar përfaqësuesit e State Departament të SHBA-së për mundësimin e pjesëmarrjes pa pagesë të delegacionit tonë. Gjatë kësaj konference delegacioni ka diskutuar dhe zhvilluar takime të ndryshme, me përfaqësues të kompanive minerare por edhe me përfaqësues shtetëror të vendeve të ndryshme, për mundësinë dhe format e investimeve në industrinë minerare në vend.
Me 3 dhe 4 Maj delegacioni morri pjesë ne konferencen “Mines and Money” që po ashtu zhvillohet në New York, po ashtu edhe në këtë konferencë delegacioni zhvilloi takime të ndryshme me kërkesë të vet kompanive dhe palëve të interesuara të ashtu quajtura takime B2B.
Me ftesë nga State Department, me 5 maj delegacioni zhvilloi takime në Uashington me institucionet si: Bureau of Land Management, National Resource Revenue, US Geological Survey si dhe Office of Surface Mining Reclamation and Enforcment. Duhet theksuar, se takimet ishin të rëndësisë së veçantë si në aspektin e shkëmbimit të përvojave lidhur me menaxhimin e të hyrave nga industria minerare, politikave mjedisore si dhe vet investimeve në këtë sektor.
Ne fund falënderojmë përfaqësuesit e programit CLDP, znj. Arezo Yazd si dhe z. Daniel P. Buttersoff për lehtësimin dhe përkrahjen në të gjitha takimet e zhvilluara në US Department. Po ashtu falënderojmë edhe ambasadën e Kosovës në SHBA për angazhimet gjatë vizitës sonë në Uashington.