Kthehu pas
25.09.2020

Aksident me fatalitet në Minierën Trepça – njësia në Leposaviq

Komunikatë

Prishtinë – 25 shtator 2020

Aksident me fatalitet në Minierën Trepça – njësia në Leposaviq

Sot rreth orës 10 e 30 ka ndodhur një aksident në minierën e Trepçës – njësia në Leposaviq, konkretisht në njësinë punuese Flotacioni në Leposaviq.

Fillimisht është raportuar për aksident në vend pune ku minatori ka humbur njërin krah, por edhe përkundër marrjes shumë të shpejtë të shërbimeve mjekësore minatori nuk i ka mbijetuar lëndimit.

I aksidentuari me fatalitet është minatori R.D. i moshës 39 vjeçare, i cili ka kryer punët e përditshme ditore sipas Menaxhmentit të minierës.

KPMM ka formuar komisionin profesional për ta hetuar aksidentin, të cilët kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Me këtë rast, KPMM i shpreh ngushëllime familjes së minatorit dhe menaxhmentit të Trepçës.