Prishtinë: 27.11.2019
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon takim vjetor informues për përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, përpiluesit e plan-programeve të hulumtimit, përpiluesit e projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit. Takimi ka për qëllim që pjesëmarrësit ti informoj për:
– Të drejtat dhe detyrimet për licencat e shfrytëzimit apo Lejet për aktivitete të veçanta më theks të veçantë, planifikimit për vitin vijues, raportimet tremujore dhe vjetore.
– Përgatitja e plan-programeve të hulumtimit, projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit, projekteve për aktivitete të veçanta.
– Hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativë me Nr.01/2016 “Klasifikimi dhe vlerësimi i resurseve dhe rezervave minerale dhe mbajtja e evidencës së tyre”.
– Njoftimi për plotësimin dhe ndryshimin e disa Udhëzimeve Administrative.
Takimi do të mbahet të Premten më 13.12.2019 duke filluar nga ora 10:00 në sallën e madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike (ish ndërtesa e Rilindjes) në Prishtinë.