English Albanian Serbo-Croatian
Vendndodhja Për KPMM Për Kosovën Xehetaria dhe gjeologjia Udhëzues për investitor Shitja e të dhënave GIS Downloads Dyqani i te dhenave
Xehetaria dhe gjeologjia Gjeologjia Strukturore
Date: 12/19/2014
Gjeologjia Strukturore

 

Struktura Tektonike e Kosoves
Struktura Tektonike e Kosoves


Nga pikepamja e gjeologjise strukturore Kosova eshte ndare ne dy gjysma me permasa te barabarta (zona e Vardarit ne lindje dhe zona Drino – Ivanjca / Korabi – Pelagonian ne perendim) nga nje vije me prirje VVP – JJL midis brezit gjeologjik Serbo – Maqedonas ne Kosove dhe brezit gjeologjik Dinarik i Shqiperise. Zona e shkarjes transformuese Mesozoike e ashtuquajtura lineamenti (terthorja) Shkoder – Peje, ndan Drinon dhe Korabin ne dy zona: Zona e Vardarit eshte e rendesishme nga pikepamja ekonomike pasi ka ne gjinine e vet vendburimet e plumb – zink – argjentit te Trepçes. Depozitimet qe e perbejne kete zone variojne nga karbonatet -skarnet si shkëmbinj amë, mbushjet karstike dhe depozitimet damarore. Platformat mesozoike gelqerore kane qene te zoptuara nga shume gjeneracione shkarjesh te orientuara ne drejtime te ndryshme. Gelqeroret jane shkembinj reaktive te afte te thithin solucionet e nxehta te pasura me minerale dhe metalet shkeputen nga solucionet ne kete horizont te favorshem. Zona e Vardarit mund te kete origjinen ne Paleozoik te hershem, si pjese e Palaeo - Tethys qe ndan Gondwanaland ne jug dhe nga Eurasia ne veri, ose ne Triasik, i ngjashem me pellgun oqeanik te detit te Kuq te sotem. Mbyllja e fundit te oqeanit te Vardarit eshte e paqarte dhe mund te kete ndodhur ne Kretak ose Tercier te hershem. Formacioni i ofioliteve me rrugen e mbylljes dhe hapjes se oqeanit eshte e rendesishme ne ate qe ne njesite ultrabazike permbajne krom dhe keto shkembinj te serpentinizuar shkaterrohen nga alterimi tropokal – subtropikal qe me kohe prodhojne akumulimet e boksideve dhe te nikelit lateritik. Vendburimet e boksideve ne Kosoven qendrore – perendimore jane te vendosur në gëlqeror karstik dhe perfaqesojne mbetjet e ketyre ultrabazikeve te alteruar.

© by ICMM 2005
Contact
FAQ
Disclaimer