English Albanian Serbo-Croatian
Vendndodhja Për KPMM Për Kosovën Xehetaria dhe gjeologjia Udhëzues për investitor Shitja e të dhënave GIS Downloads Dyqani i te dhenave
Xehetaria dhe gjeologjia Pozicioni gjeologjik Rajonal
Date: 11/26/2014
Pozicioni gjeologjik Rajonal

Njesite gjeotektonike te Ballkanit
Njesite gjeotektonike te Ballkanit



Njesite Gjeotektonike te Kosoves
Njesite Gjeotektonike te Kosoves


Nga pikepamja gjeologjike Kosova eshte e vendosur ne nje territor shume interesant. Zona e Kosoves eshte e karakterizuar nga nje larmi formacionesh gjeologjike. Duke filluar nga shkëmbinjtë e vjetër kristalin të  Proterozoikut  deri ne shkëmbinjtë e moshës Kuaternare, që përfshijnë lloje të ndryshme të shkëmbinjve  sedimentare, magmatike dhe  shkëmbinjtë metamorfikë që janë më pak të përhapura.

Tektonikisht, Kosova i perket nje zone shume te veshtire per t’u percaktuar, midis Dinarideve (s.s) dhe Helenideve. Dinaridet (Dinaridet e brendshme dhe te jashtme) jane krahu jugor i brezit te rrudhosur Alpin. Dinaridet (s.l.) qe kane qene pershkruar me pare nga SÜSS, shtrihen ne Jug te Alpeve jugore gjate bregut lindor te detit Adriatik dhe detin Jon dhe nepermes detit Egje ne drejtim te Taurideve, duke ndertuar harkun Dinaro – Taurik. KOBER ka pershkruar nenndarjen e Dinarideve (s.p.) nga struktura terthor Shkoder – Peje, ne dy pjese: Dunaridet (s.s) dhe Helenidet. Struktura gjeologjike e ketyre dy njesive te medha eshte krejt e ndryshme. Ndryshimet midis tyre u pershkruan nga KOBER.

Zona e Ballkanit mund te ndahet ne njesi gjeoteknike te ndryshme. Megjithate ne raportin qe kemi ne dore, autoret kane perdorur skemen e tyre strukturore, qe eshte e zhvilluar e bazuar ne literaturen e perdorur. Nga verilindja ne jugperendim skema paraqet nenndarjet si me poshte:
  • Harkun Karpato-Ballkanin me Platforme Moesinianerrhetin – Brezin Rhodoe (Sredna Gora, Rhodope, Geticum, Danubicum) dhe masivi Dardan (Serbo – Maqedonas). 
  • Zona e Vardarit (me brezin ofiolit lindor). 
  • Zona e Drin-Ivanicës qe i perket Dinarideve (s.s), 
  • Zona Pelagoniane,
  • Brezi ofiolitik (Brezi ofiolitik perendimor, Ofiolitet e Mirdites, brezi ofiolitik lindor),
  • Zona Pindit, 
  • Zona Durmitorit dhe e Karstit te Larte,
  • Zona Dalmate – Herzegovineze, 
  • Zona Jonike. 

Keto elemente te Dinarideve dhe Helenideve jane te vendosura paralel me vijen bregore te detit Adriatik dhe te detit Jonian. Eshte karakteristike qe tiparet morfologjike te Ballkanit, jane percaktuar nga karakteristikat gjeologjik.

Ne menyre te veçante per Kosoven, nga autoret jane percaktuar njesite gjeoteknike qe vijojne:

  • Masivi Dardan (DM – term i perdorur per pjesen Kosovare te Masivit Serbo – Maqedonas (SMM)). Karakterizim i shkurter i SMM
    • Neoproterozoik deri ne Palaeozoikun e Poshtem,
    • Granitet e tipit S Sinkinematik te Vlanjes, Bujanovc, etj (mosha e intruzionit: Ordovician i Siperm),
    • Metamorfizem me shkalle mesatare deri te larte (mikashiste, gneize, migmatite, shkëmbinj kokrrizor, amfibolite, kuarcite, mermere etj),
    • Bazamenti metamorfik lokal i mbuluar nga Permiani dhe Mesozoike,
    • Perplasja dhe shtypja tektonike me deformim te forte,
    • Magmatizimi Oligocenik – Pliocenik te graniteve te tipit I dhe vullkanizimit andezitik – dakitic – latitic,
    • Pellgjet mollasike eocenike, sedimente liqenore Miocenike dhe Pliocenike.
  • Zona e Vardarit (ZV) me nenzonen e brendshme te Vardarit (Nz.BV), nenzona Qendrore e Vardarit (CNz.QV) dhe nenzona e jashtme e nenzones se Vardarit (Nz.JV). Karakterizim i shkurter i Nz.BV
    • Bazament Neoproterozoik – Paleozoik i Poshtem i MD,
    • Pellgjet sedimentare Oligocenik – Miocen – Pliocenik (pellgu i Kamenices (Dardanës)),
    • Vullkanizim andezitik – dacitik – latitic dhe piroclastic (Kompleksi vullkanik i Braine – Carefc).
  • Karakterizimi i shkurter i Nz.QV
    • Shkembinj metamorfik me shkalle te ulet – mesatar – bazamenti Paleozoik,
    • Komplekset ofiolitike te Jurasikut te Siperm,
    • Flish i Kretakut me trashesi 800 – 1000 m,
    • Tektonike shtypese intensive,
    • Pellgje sedimentare oligocenike te Miocen – Pliocenit (p.sh. Baseni Podujeves),
    • Vullkanizimi andesitik – dacitik – latitik dhe piroklasitk ne pjesen jug lindore te Kosoves (Kompleksi vullkanik te Nosale-Kllokot).
  • Karakterizim i shkurter i Nz.JV
    • Shkembinj metamorfike te shkalles se ulet – bazamenti Paleozoik,
    • Shkembinj Triasike me metamorfizem te ulet, komplekse ofiolitike te Jurasikut te Siperm,
    • Flish i Kretakut,
    • Pellgjet sedimentare Oligoceno – Miocen – Pliocenik (pellgu i Kosoves),
    • Vullkanizimi intensiv andesitik – dacitik – latitik dhe piroklastik ne pjesen veriore te Kosoves (kompleksi vullkanik i Mitrovice – Samadrexhe).
  • Zona e Drin-Ivanicës (ZDI):
    Karakterizim i shkurter:
    • Sedimente klastike, lava bazike dhe tufe – bazament Paleozoik (?Kambrian - deri në ?Karbonifer të siperme),
    • Deformim i forte dhe metamorfizim i shkallës së ulet Karbonifer - ?Permian,
    • Platforma karbonatike triasike,
    • Flish i Kretakut,
    • Pellgje sedimentare Miocen – Pliocenike (Pellgu Gllogovc).
  • Zona e Pejes (ZP me elementet e Brezit Ofiolitik te Dinarideve) (Brezi perendimor Ofiolitik) zona e Durmitorit dhe e Karstit te larte):
    karakterizim i shkurter
    • Shkembinj me metamorfizem te ulet (shkembinj klastike dhe karbonatike) – bazament Paleozoik (Devonian i Mesem – Permian),
    • Platforma karbonatike e Triasikut te poshtem – te siperm me formacionin silicor – diabaz ne Triasikun e Mesem,
    • Relikte te Ofioliteve Jurasike.
  • Zona e Deçanit (ZD me elementet e Zones shqiptare të Gashit):
    • Shkëmbinjë më shkallë të ulte dhe te mesme të metamorfizmit (klastik dhw karbonatik) Paleozoik-Triasik
    • Formacione vullkanogjene metasedimentare Permian-Triasik
  • Zona e Gjakovës (ZGj me elementet e Zones së Mirditës përfshir ofiolitet):
    • Komplekse ofiolitike te Jurasikut te siperm (ultrabazike te tipit harcburgit te mbuluar me dunite, peridodite, piroksenite dhe dajka damarore, bazalte ne Shqiperi),
    • Subduksioni – obduksioni gjate Kretakut
  • Zona e Shar-Korabit (SKZ me elementet e Masivit Pelagonian):
    Karakterizim i shkurter
    • Shkembinj metamorfike te shkales se ulet – te mesem (klastike dhe karbonatike) - Ordovician - Devonian (ne Shqiperi),
    • Deformime te forta tektonike,
    • Depozitime pelagjike Permiane dhe Triasik – Jurasik te perfaqesuar nga turbidite terrigjene dhe nga gelqerore te shtresezuar holle me silicore,
    • Shkembinj vullkanogjeno – sedimentare Jurasike.

Per njesite gjeoteknike te paraqitura ne Kosove, jane percaktuar dhe nennjesite gjeologjike. Keto jane te karakterizuar nga tipare formimi. Per shembull, mund te shenohet: njesite metamorfike Paleozoike dhe Mesozoike, njesite sedimentare te Triasikut, Jurasikut dhe Kretakut, njesite e pellgjeve te Neogjenit dhe komplekset vullkanike neogjenike.

© by ICMM 2005
Contact
FAQ
Disclaimer