English Albanian Serbo-Croatian
Vendndodhja Për KPMM Për Kosovën Xehetaria dhe gjeologjia Udhëzues për investitor Shitja e të dhënave GIS Downloads Dyqani i te dhenave
Xehetaria dhe gjeologjia Vendburimet Minerale
Date: 07/25/2014
Vendburimet Minerale

LIGJITI

Linjiti ka rendesi te jashtezakonshme per Kosoven. Ai kontribuon 97 % te prodhimit te energjise totale elektrike me 3 % te bazuar ne Hidrocentrale. Me 14700 milion ton, Kosova zoteron vendin e peste qe rezervat industriale te linjitit. Linjiti eshte i shperndare permes pellgjeve te Kosoves, Dukagjinit dhe Drenices. Po shfrytezimi ka qene i kufizuar vetem ne pellgun e Kosoves. Historikisht shfrytezimi i linjitit daton qysh prej vitit 1922, kur filloi shfrytezimi me punime nentokesore te cekta ne shkalle te voge ne pellgun e Kosoves. Shfrytezimi ne shkalle te gjere filloi me prodhimin e pare ne qiell te hapur ne Mirash (1958) dhe Bardh (1969) duke perdorur ekskavatore moderne dhe transportjere.

Zhveshje qe tregon shtresezimin e linjitit dhe llumrat e ngurtesuara gelqerore
Zhveshje qe tregon shtresezimin e linjitit dhe llumrat e ngurtesuara gelqerore

Shfrytezimi kumulativ nga fillimi i minieres ne vitin 1922 deri ne fund te vitit 2004 ka arritur ne 265 milion ton. Gjeologjikisht shfrytezimi i minierave te linjitit te Kosoves eshte nje nga vendburimet me te favorshme te linjitit ne Europe. Raporti mesatar i heqjes se mbulese eshte 1.7 m³ per 1 ton qymyr dhe ne total i vleresuar ekonomisht vendburimi i shfrytezueshem perfaqeson nje nga me te pasurit ne Europe, qe do te lejoje prodhimin ambicioz te energjise elektrike dhe zgjerimin e skemave per dekadat e ardhshme.

Linjiti eshte i cilesise se larte per prodhimin e energjise elektrike dhe krahasohet mire me vendburimet e linjitit te vendeve fqinje me nje sere parametrash. Linjiti i kosoves ndryshon ne vleren e pastert kalorifike (NCV) nga 6.28 – 9.21 MJ/kg, mesatarisht 7.8 MJ/kg. Depozitimet (me moshe Pliocenike) mund te jene 100 m te trasha, por mesatarisht 40 m, dhe zoterojne nje raport mesatar te heqjes se mbuleses 1.7 : 1. Ky kombinim nenkupton qe kostoja e linjit – elektricitet ne Kosove eshte me e ulta ne rajon. Kostoja ne Kosove € 0.62/GJ krahasohet ne menyre te favorshme me € 0.88/GJ ne Bullgari dhe € 1.34/GJ ne Serbi dhe Mali i Zi.

Zhvillimi i metejshem afat mesem i shfrytezimit te linjiteve do te vazhdoje ne fushen e minerare te Sibovcit ne pjesen veriore te Pellgut te Kosoves dhe u jep nje perparesi te madhe investimeve private.


PLUMBI – ZINKU – ARGJNDI

Sikurse sot ne Kosove, shfrytezimi i metaleve baze ka qene mbeshtetja kryesore ekonomike, qysh prej koheve para – Romake. Iliret, Romaket, Bizantet, Saksonet, Turqit, Francezet dhe Britaniket kane kryer nje shfrytezim ekstensiv ne rajon. Keto veprimtari kane qene bazuar mbi nje seri prej nente minierash, pese prej te cilave perbejne kompleksin e sotem te Trepçes.

Shfrytezimi minerar modern filloi ne vitin 1930 kur kompania britanike Selection Trust ltd, rikonstruktoi Kompleksin Trepçe duke perfshire zhvillimin e fabrikes se baterive qe perdorte plumbin. Shfrytezimi minerar aktiv i pese minierave pushoi gjate fushates se bombardimit nga NATO. Vendet e minierave te Trepçes percaktojne Brezin Mineral te Trepçes. Atje ndodhen tre zona minerailimi me drejtim shtrirjeje VVp – JJL brenda ketij brezi dhe permbajne vendburimet xeherore.

Zona I perfshin minieren e Artane-s (Novo Brdo) dhe ndjek kufirin midis zones se Vardarit dhe sektorit te Kosoves te Masivit Serbo – maqedonas, qe eshte e karakterizuar nga shkembinj vullakniko – kalcium – alkaline ekstensive te Neogjenit dhe intruzive.

Zona II perfshin minierat Belo Brdo, Stan Terg dhe Hajvalia. Kjo zone ndjek shkarjen madhore qe shenon brezinen lindore te pellgut Miocenik te Prishtines dhe shtrirjen e saj ne VVP dhe komplekset intruzive dhe vullkanike ne Kosoven veriore.

Pusi ne Belo Brdo
Pusi ne Belo Brdo

Zona III perfshin minieren e Crnacit dhe ka ne gjirin e vet nje numer vendburimesh te plumb – zinkut gjate kufirit perendimor, ku eshte ne kontakt me bllokun strukturor te Drina-Ivanjica (Drenica) te Dinarideve.

Per te pese minierat dhe rezervat e shfrytezueshme jane ndermarre vleresime, por thellesia dhe gjatesite e perhapjes se tyre jane te pasigurta, pasi mungon kerkimi sistematik dhe percaktimi me shpime.

Galeri ne vendburimin e Pb – Zn ne Belo Brdo
Galeri ne vendburimin e Pb – Zn ne Belo Brdo

Gjate shfrytezimit te plumb – Zinkut – argjendit ne Përroin e ngjyrosur (Artana-Novo Brdo), u zbuluan rreth 3 Mt hollojzit i shkalles se larte Al2SiO5(OH)4. Ky eshte vetem nje nga vendburimet e njohura te shfrytezueshme te kesaj argjile me vlere shume te madhe (US$140-450/t), kater vendburimet e tjera jane ne Zelanden e Re, Turqi, Kine dhe Utah (SHBA). Prodhimi boteror i sotem eshte vleresuar ne 150000 ton/vit.


NIKEL

Shfrytezimi sipërfaqësor ne vitet e meparshme, bazuar ne laterite, u ndermorren ne Çikatova (Dushkaja dhe Suke) dhe Gllavica. Rezervat e shfrytezueshme te mbetura kane qene te llogaritura ne 13.2 Mt me 1.42 % Ni dhe 0.05% Co mesatarisht. Prodhimi ka ndaluar ne vitin 1999 dhe tashme do te rifilloje.

Karriera e vendburimit lataritik te Nikelit afer Gllogovc-it (Glogovac)
Karriera e vendburimit lataritik te Nikelit afer Gllogovc-it (Glogovac)

Ndermarrja me prone shoqerore (SOE) “Ferro Nikeli” qe shfrytezon kompleksin eshte nxjerre ne nje tender nderkombetar per privatizim. Tenderi eshte ne fazen e tij perfundimtare te vleresimit.

Me te patur nje oferte te suksesshme, te kurorezuar me nje kontrate privatizimi, do te rifilloje menjehere prodhimi. Kosova ka dhe vendburime lateritike te tjera nikel - mbajtese.

KROMI

Nje varg paraqitjesh të kromatike në formë thjerrëzore te tipit Alpin ne Kosoven jugperendimore jane pjese e nje serie te vendburimeve lineare, qe vazhdojne dhe ne Shqiperi. Keto thjerrëza jane te vogla por te shkalles se larte dhe ne Shqiperi jane te njohura qe zoterojne nivele te larta te metaleve te grupit te Platinit (PGM).

Xeheror Kromiti
Xeheror Kromiti

Nga fundi i Luftes se II Boterore deri ne vitin 1956, xeheroret e kromit shfrytezoheshin ne fillim nga miniera e Gjakoves nga “Deva Holding Company” dhe drejtpersedrejt transport behej per ne Shqiperi per trajtim. Kur xeherori i pasur u pakesua, Kosova filloi te importoje nga Shqiperia 30 000 – 50 000 t/vit kromite. Kjo gje u nderpre kur impjanti u mbyll ne vitin 1991. per shume dekada nuk jane ndermarre kerkime per kromite.


BOKSIDET

Vendburimet e boksideve te Kosoves gjenden ne gelqeroret e karstezuar dhe jane shfrytezuar me nje sere punimesh minerare, qe perbejne minieren e Grebnikut. Gelqeroret qe kane boksidet ne gjrin e tyre jane shfrytezuar gjithashtu si material ndertimi dhe mjaft mbetje te gelqeroreve te coptuar gjenden ne vend. Shfrytezimi minerar ka filluar ne vitin 1966 dhe ka ndaluar ne vitin 1999 per shkak te prishjes se klimes politike ne Kosove. Prodhimi i pergjithshem ka qene 2.85 Mt.

Miniera e Boksitit e shfrytezuar ne Malin grebnik
Miniera e Boksitit e shfrytezuar ne Malin grebnik

Tregjet tradicionale per boksitin nga Grebniku kane qene Rumani, Gjermania dhe Rusia. Miniera ka patur nje punishte qe prodhonte stukon e mureve. Prodhimi ka arritur ne 5000 t/vit per tregun e brendshem dhe Malin e Zi dhje Maqedonine.


MAGNEZITI

Kosova zoteron dy miniera magneziti (MgCO3) ne Golesh Strezovc. Te dyja keto miniera ne fillim kane nisur si kariera dhe kane zhvilluar punimet nentokesore per shfrytezimin deri ne mbylljen e tyre ne vitin 1999.


Damare Magneziti ne Serpentinite Veriu i Magures
Damare Magneziti ne Serpentinite Veriu i Magures


Perpara vitit 1990, ne Golesh prodhohej 110 000 ton magnezit, 22 000 ton magnezium dhe 10000 ton magneziumi kaustik te kalçinuar per vit. Miniera e Goleshit eshte shfrytezuar me nje pus minerar, ndersa miniera Strezovc me ane te nje galerie ne ane te kodres.

Te dyja minierat jane vene per privatizim. Per informacione te metejshme mbi proçesin e privatizimit, vizitoni:
www.kta-kosovo.org


AGREGATET DHE MINERALET E NDERTIMIT

Kosova eshte e pasur me minerale ndertimi te cilesise se larte, si andezitet, bazaltet, diabazet, gabrot, granitet, gelqeroret dhe mermeret.

 

Shperthim ne gelqeroret per ndertimin e rrugeve ne kariren e Golinës
Shperthim ne gelqeroret per ndertimin e rrugeve ne kariren e Golinës

Mundesi interesante ekzositojne per prodhimin e gereve dolomitike dhe natyre monumentale te cilese se larte.  

Gure me permasa per shitje
Gure me permasa per shitje

Vendburime te medha argjile jane nje burim i shkelqyer per prodhimin e tullave, tjegullave dhe prodhimeve te tjera

© by ICMM 2005
Contact
FAQ
Disclaimer