English Albanian Serbo-Croatian
Vendndodhja Për KPMM Për Kosovën Xehetaria dhe gjeologjia Udhëzues për investitor Shitja e të dhënave GIS Downloads Dyqani i te dhenave
Xehetaria dhe gjeologjia Metalogjenia
Date: 11/01/2014
Metalogjenia

Ne zonen Dardane (Masivi Serbo-Maqedonas) dhe zonën e Vardarit (VZ) ndodhen nje numer i madh vendburimesh xeherore. Keto depozitime jane formuar gjate epokave dhe mjediseve metalogjenike te larmishme, dhe i perkasin provincave te ndryshme metalogjenike.

Tabela e meposhtme tregon intervalet e mineralizimeve kryesore endogjene dhe formimet xeherore te rajonit te Ballkanit qendror.

Mineralizimet Endogjene kryesore ne rajonin e Ballkanit qendror (Modifikuar nga JANKOVIĆ).

Mosha e mineralizimit
Metalet xeheror kryesor
Tipi i vendburimit
Pozicioni Gjeotektonik
Kompleksi Magmatik
Neogjen
Pb-Zn, Sb
Skarne
Zona te thyerjes regjionale te riaktivizimit(?)
Kompleksi vullkano – intruzive (magma - granodioritike)
Fe, Cu, Mo, Au, Bi
Damer hidrotermale dhe porfire
Kretak i siperm  - Paleogjen
Cu, Mo
Sulfite masive
Struktura e riftit Global
Kompleksi vullkano – intruziv (magma granit – monzonit – diorit- andezite)
Pb-Zn, Fe
Porfire, damare dhe skarne
Jurasik
Pirite-Cu
Sulfite masive
Kore oqeanike
Kompleksi ofiolitik (magma diabaz-gabro-piroksenit-peridotike)
Cr, Fe, Ti
Magmatik
 Triasiku i mesem – i siperm
Pyrite, Zn, Cu
Sulfite masive
Riftezim kontinental dhe kore oqeanike
Vullkano - efuzive (magma basaltike)
Pb, Hg, Fe
Imprenjime
Mn
Shtresor
Pb, Zn, Cu
Damar hidrotermal
Palaeozoiku i siperm
W-Au, Fe, U
Skarne
Kore kontinentale (?)
Magma granitike
Sb, Mo
Damar hidrotermal dhe shtresor
Para  Paleozoik – Paleozoik i poshtem
Fe, Mn
Sedimente Vullkanike
Riftezim kontinental (?)
Magma spilit - keratofire

Territori i Kosoves eshte pjese e Brezit Metalogjenetik Euroazian Tethisian  (TEMB). Ai eshte formuar gjate koheve te Mesozoikut dhe pas – Mesozoikut ne zonen e ish Oqeanit Tethisian dhe brezinen jugore te Euroazise, me pllakat e Afro – Arabise dhe Indise ne jug. Ai shtrihet nga Mesdheu perendimor, permes Alpeve dhe Europes juglindore nepermjet Lesser Kaukazit,  Hindi Kush-it, dhe Pllajes se Tibetit deri ne Birmani dhe Indonezise, duke u lidhur me Brezin Metalogjenetik te Pacifikut perendimor. Rajoni Karpato – Ballkanik eshte nje nga sektoret TEMB, i karakterizuar nga disa tipare specifike.

Evolucioni i pergjithshem gjeoteknik i rajonit ku ka qene formuar TEMB, eshte i lidhur ngushte me historine e Tethys – it. Ai eshte i karakterizuar nga hapja, zhvillimi i harqeve ishullore dhe mikropllakore, nga mbyllja dhe ngjitja e mikropllakave me Euroazine, subduksioni i koreve oqeanike si dhe perplasja e kontinenteve, perplasjet kontinent – harqe ishullore dhe nenzhvendosjen e koreve kontinentale. Zhvillimi i vendburimeve xeherore dhe i njesive krahinore metalogjenike eshte i shoqeruar me ndertime tektonike specifike brenda sektoreve individuale te TEMB.

Bazuar ne konceprin e tektonikes se pllakave eshte e mundur te dallojme si vijon:
  • Riftezimi Nderkontinental  (skarne te oksideve te hekurit te shoqeruara me intruzione hipobasale, vendburime vullkanogjene, hidrotermale dhe vullkanogjeno – sedimentare te lidhura me veprimtarine vullkanike (subvullkanike, qe permbajne vendburime te temperaturave te ulta Pb, Zn, Ba, Hg, Fe, Mn, te vendosura gjate brezimeve kontinentale dhe perfaqesuara nga shkembinjte karbonatike qe kane ne gjinine e tyre sulfure te Pb-Zn dhe Hg)
  • Mineralizimi i shoqeruar me zonat e hapjes oqeanike (te shoqeruara me serite ofiolitike, veçanerisht brenda maleve Dinaride, do te permendim: kromitet, sulfuret e Ni-Co-Cu ( pirotina-kalkopiriti-pentlanditi-magnetiti  ne bashkeshoqerim me Au dhe Ag, magnetit titanohekuror dhe piriti – kalkopiriti ndodhen ne gabro, bendburimet vullkanogjeno – sedimentare me sulfure piritike te bakrit dhe vendburime hekur manganit shtresor).  
  • Mineralizimi ne zonat e lidhura me subdiksion (vendburime te skarnes te Fe – metalet baze, vendburimet porfire te bakrit, (qe permbajne Au dhe PGM), vendburime vullaknogjeno – hidrotermale te lidhura me komplekset vullkano – intruzive te serive kalcium – alkaline (qe permbajne Pb, Zn, Cu, Au, Ag).
  • Mineralizimi i lidhur me veprimtari magmatike ne zonat kontinent – Kontinent pas perplasjes (vendburimet hipobasale dhe nivelet vullkanike te Pb, Zn, Au, Ag, B, Sb, As, Tl, Mo, magnesit).

Ne Ish. Jigosllavi dhe ne zonat e Ballkanit mund te identifikohen shume provinca te medha metalogjenetike (Provincat metalogjenetike Alpine, Dinarike, Serbo-Maqedonase, Karpatho-Ballkanike, Helenike). Kosova eshte pjese e dy prej ketyre njesive metalogjenetike: Provionces Metalogjenentike te Serbo – Maqedonase dhe provinca metalogjenetike Dinarike. Kufiri midis provinces Serbo – Maqedonase dhe Dinarike eshte brezina jugperendimore e zones se Vardarit.


Provinca Mineragjenike Serbo-Maqedonase/Provinca Metalogjenetike

Provinca metalogjenetike Serbo-Maqedonase eshte rendesi shume te madhe per Kosoven. Kjo njesi eshte e zhvilluar gjate zones se sutures (vijes se kontaktit) te ish. Oqeanit. Vendburimet zeherore jane pergithesisht te bashkeshoqeruara me komplekset vullkano – intruzive te Oligocen – Miocenit te serise kalcium – alkaline. Vendburimet me te shquara (Staritërg/Stari Trg, Belo Bërdë/Belo Brdo, Crnac, Hajvali/Ajvalija, Kishniçë/Kišnica etc.) permbajne Plumb dhe Zink, me njefare permbajtje te bakrit dhe Antimonit dhe jane te shoqeruara me Ar, Argjend, Arsenik, Talium, Bismut dhe hekur. Jane dalluar shume rajone xeherore. Ne Kosove rajoni xeheror i Kopaonikut eshte shume i rendesishem, i karakterizuar nga zevendesimi hidrotermal - metasomatik dhe tipet damarore te Pb dhe Zn dhe metaleve te tjera (Ag). Vendburimet e porfireve te bakrit, qe ndodhen brenda njesive te tjera jane gjithashtu shume te rendesishme.


Provinca Mineragjenike/Metalogjenetike Dinarike

Kryesisht, kjo province eshte e vendosur ne brendesi te Dinarides (si njesi gjeoteknike krahinore), por shtrihet pertej tyre ne Hellenide. Mineralizimi xeheror endogjen i provinces Dinarike eshte ne pjesen me te madhe, e lidhur me dy epoka metalogjenike: epoken Herciniane me te vjeter dhe ate Alpine me te hershme.

Mineralizimi kryesor i Kosoves eshte i shoqeruar me kompleksin ofiolitik te Jurasikut te mesem – te siperm (vendburime podiforme, peridotitit - pioroksenite qe permbajne Cr, Ti, Fe).

Ne te njejtin pozicion gjeologo – gjeotektonik, ekzistojne vendburimet masive sulfure hidrotermale me pirit dhe baker (vendburimet e rendesishme ne Shqiperi jane te shoqeruara me bazalte nga nje zhvillim vullkano - sedimentar).

Ne menyre sporadike, mineralizimet e Ni dhe Cu mund te gjenden brenda njesive ultramafike  Jurasike. Ato kane qene formuar njelloj si Cr dhe Ti, nga nje segregacion i lengshem gjate diferencimit magmatik.

Brenda rajonit minerar te Drenice - Dobrosevacit jane gjetur vendburime lateritike te Fe –boksideve dhe te Ni - Co me magnezite (Çikatovë/Cikatovo, Glaviçë/Glavica, Tërstënik/Trstenik, Magurë/Magura etj.).

Kjo harte mund te porositet ne dyqanin e te dhenave
Kjo harte mund te porositet ne dyqanin e te dhenave
© by ICMM 2005
Contact
FAQ
Disclaimer