English Albanian Serbo-Croatian
Vendndodhja Për KPMM Për Kosovën Xehetaria dhe gjeologjia Udhëzues për investitor Shitja e të dhënave GIS Downloads Dyqani i te dhenave
Xehetaria dhe gjeologjia Legjislacioni
Date: 08/22/2014
Legjislacioni

Perpara 1999 sektori minerar i Kosoves ka qene subjekt i Ligjit Minerar te 1980 te provinces se Kosoves ne Jugosllavine Socialiste Autonome si dhe te Ligjit te Kerkimeve Gjeologjike te vitit 1983. pas nderhyrjes se NATOSs ne 1999 te ndjekur nga Rezoluta e UN 1244, ishte e nevojshme qe legjislacioni i sektorit minerar te adaptohej rrethanave te ndryshuara . ne 21 Janar 2005 UNMIK nxori dy rregullore qe çuan ne kete situate.

Rregullorja UNMIK 2005/2 krijoi Komisionin e Pavarur per Minierat (KPMM) ne Kosove. Ky trup rregullon sektorin minerar; merret me aplikimin e liçensave per kerkime dhe shfrytezime, aprovon aplikimet per to, kontrollon transportin dhe tregtimin e eksploziveve komerciale, siguron sherbime inspektoriale minerare, i jep fund aktiviteteve minerare te jashteligjshme, dhe mbledh qira (per shfrytezimin e nentokes).

Rregullorja e UNMIK 2005/3 – Mbi minierat dhe Mineralet ne Kosove – siguron Ligjin Minerar ne Kosove dhe mbulon radhen e liçensave qe drejtojne sektorin minerar ne te gjithe territorin. Rregullorja UNMIK 2005/3 garanton siguri zoterimi per mbajtesin e liçenses. Tipet e liçenses perfshijne:


LIÇENSE KERKIMORE

Per mineralet e ndertimit: E vlefshme per dy vjet dhe mund te shtrihet perveç 2 viteve. Ka nje maksimum siperfaqeje prej 250 ha per liçense individuale. Minimumi i shpenzimit eshte vendosur tek €100/ha per vit. Ne nje riperteritje shpenzimi minimal i kryerjes se punes rritet ne €1,000/ha per vit. Nqs shspenzimet e vleresuara jane te pakta se shpenzimet minimale te kryerjes se punes, atehere i liçensuari duhet te paguake diferencen KPMM si nje takse kerkimore.

Per te gjitha mineralet e tjera: E vlefshme per 2 vjet per çdo shtyrje, shoqeruar me nje reduktim prej 50 % te siperfaqe se liçensuar.

Ka nje maksimum siperfaqeje prej 100 km² per liçense individuale. Minimumi i shpenzimeve eshte caktuar €100/ha per vit.

Ne rinovimin e pare te liçenses (pas 2 vjetesh), shpenzimi minimal per kryerjen e punes rritet ne €1,000/ha per vit. Ne rinovimin e dyte (pas 4 vjetesh) shpenzimi minimal per kryerjen e punes rritet ne €5,000/ha per vit dhe ne rinovimin e trete dhe te fundit (pas 6 vjetesh), shpenzimi minimal per nxjerrjen e punes rritet ne €10,000/ha per vit.

Ne qofte se shpenzimet e vleresuara jane me pak se shpenzimet minimale per kryerjen e punes atehere i liçensuari duhet te paguaje diferencen tek KPMM si nje takse kerkimore.


LIÇENSA E MBAJTJES

Per mineralet e ndertimit: Nje maksimum prej nje viti qe nga skadimi i liçenses kerkimore.

Per çdo lloj materiali tjeter: Nje maksimum prej 5 vjetesh qe nga skadimi i liçenses ker


LIÇENSA E SHFRYTEZIMIT

Per mineralet e ndertimit: Kjo perfshin shfrytezimin e pjeseve ekzistuese dhe duhet te kete nje afat fillestar jo me te gjate se 25 vjet, qe mund te shtyhet per afate qe nga 25 vjet.

Per çdo lloj minerali tjeter: Kjo perfshin shfrytezimin e pjeseve ekzistuese, zgjat per jo me shume se 40 vjet dhe nuk mund te shtyhet.


LEJA E OPERACIONEVE TE VEÇANTA

Afati dhe qellimi i çdo lejeje per operacione te veçanta duhet te vendoset arsyeshem nga KPMM.


LIÇENSA MINERARE ARTIZANALE

Per mineralet e ndertimit: E vlefshme per dy vjet dhe mund te shtyhet me tej per dy vjet. Lejohet nje maksimum shfrytezimi per 12,000m³ ne nje vit kalendarik nje liçense minerare artizanale mund t’i jepet vetem nje bashkie.

Leje te tjera te nxjerra nga KPMM perfshijne: leje per copetim dhe bluarje te mineraleve, leje per impjante perpunimi (asfalt ose beton), leje transporti, leje importi per eksplozive, leje per shperthime (hedhje ne ere), leje per mundesi magazinimi per eksplozivet.

Taksat administrative qe shoqerojne aktivitete kerkimore dhe shfrytezuese jane ideuar te mbulojne kostot qe rrjedhin nga KPMM ne ekzekutimin e detyrave te saj ne rishikimin e liçensave dhe lejimin e aplikimeve. Qirate nga KPMM jane ne nje shkalle prej €2.50/m³ per rera dhe zhavorre, €1.00/m³ per minerale ndertimit prej shkembinjve te shperthuer dhe ne €1.00/t per çdo mineral tjeter jo – metalik.

© by ICMM 2005
Contact
FAQ
Disclaimer