Albanian Serbo-Croatian English
Vendndodhja Për KPMM Për Kosovën Xehetaria dhe gjeologjia Udhëzues për investitor Shitja e të dhënave GIS Downloads Dyqani i te dhenave
Për Kosovën Permbledhje ekonomike
Date: 02/05/2012
Permbledhje ekonomike

Dega kryesore ekonomike e Kosoves, pike se pari ka qene industria (bujqesia dhe pyjet, minierat dhe energjitika) dhe manifaktura qe ka dhene nje kontribut me te vogel per shtimin e pasurise. Rreth 30 % e GDP ka ardhur nga dergesa e te hollave nga diaspora (kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra), qe llogaritet per 20% te popullates se Kosoves se para luftes civile te 1999.

Mbi 65 % e popullates punonjese rezident ne Kosove, eshte e punesuar ne sektorin bujqesor. Me pare Kosova ka qene nje bilanc tregtar shume negativ ne kete sektor. Produktet ushqimore tashme jane segmenti me i madh i importit, duke llogaritur per 30 % te vleres totale te importeve.

Perveç shfrytezimit te linjitit nga furnizuesit me energji, kompania Energjitike e Kosoves (KEK) dhe nxjerrja e materialeve te ndertimit, sektori formal i minierave ka mbetur i ngrire qysh nga nderhyrja e NATO – s ne 1999 dhe ende nuk po kryhen operacione aktive minerare.

Lendet plastike dhe te drurit kontribuojne ne masen 34 % te eksportit, te ndjekura nga metalet (31 %), qe pothuajse eskluzivisht rrjedhin nga skarpet.

Sektori energjitik ka qene ne te kundert i prekur nga nje mungese investimesh per te zevendesuar pajisjet e vjetersuara te Bllokut Lindor. Atje ndodhen dy termocentrale qe punojne me linjat (TPP) dhe keto kane gjithashtu nevoje per riperteritje. 50 % e te gjithe energjise elektrike te prodhuar nag KEK kumbet si rezultat i problemeve teknike ose nga mospagesa prej konsumatoreve, keshtu qe kompania merr pagese vetem 40 % te energjise te mjaftueshme per t’i sherbyer tregut shtepiak, po nderprerjet e energjise kushtezojne plotesimin e furnizimit me energji elektrike nga importi.


Termocentrali i KEK ne Prishtine
Termocentrali i KEK ne Prishtine


Sektori i mineraleve te Kosoves ka qene nje furnizues kyç per ekonomine e Ish. Jugosllavise. Gjeologjia e Kosoves eshte elarmishme dhe si rezultat jane zbuluar nje game e gjere mineralesh, qe jane tashme ne sasi te shfrytezueshme. Ketu perfshihet linjiti, plumb – zinku, argjendi, nikeli, kromi, alumini, magneziumi me lloje te ndryshme materialesh ndertimi. Menaxhimi i keq dhe investim i paket si dhe zhvillimet politike ne ish. Jugosllavi, qe sollen dhe nderhyrjen e NATO – s, kane patur nje efekt negativ dramatik mbi industrine minerare te Kosoves dhe ne sasine e metaleve te prodhar ne te gjithe rajonin. Kjo gje nxjerr ne pah rolin e madh qe ka luajtur Kosova ne ekonomine e Ish. Jugosllavise si furnizuese e lendeve te lara.

Shfrytezimi i gureve pllakore
Shfrytezimi i gureve pllakore
© by ICMM 2005
Contact
FAQ
Disclaimer