Republika e Kosovës është shtet i themeluar me 17.02.2008, shtrihet në Evropën jug-lindore, në pjesën qendrore te gadishullit Ballkanik. Në jug-perëndim kufizohet me Shqipërinë, në veri-perëndim me Malin e Zi, në veri me Serbinë dhe në lindje dhe jug-perëndim me Maqedoninë. Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të aprovuar me 16.06.2008, Republika e Kosovës është shtet multietnik, ku janë të vendosura edhe institucionet ndërkombëtare siç janë EULEX dhe ICO të cilat janë si monitorues të implementimit te Kushtetutës, Gjyqësisë dhe Policisë. Topografikisht, Kosova përfaqëson një pellg të rrafshtë të rrethuar me male të larta nga te gjitha anët.